Shfaq kontaktet
GREEN PANEL
Shfaq kontaktet
Adresa: Picar Rruga Vore Tirane Km 1 Tiranë, 1032, Albania
kompanise
Përshkrimi

GREENPANEL sh.p.k operon në sektorin e ndërtimit industrial dhe atë civil. Kompania Greenpanel ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar përsa i përket ndërtimeve inovative, të cilat synojnë të sigurojnë kosto të ulët dhe cilësi të lartë, kursejnë energji dhe janë të shpejta në ndërtim. Dizajni i produkteve tona nuk është vetëm frut i zgjedhjes së kushtëzuar të prodhimit industrial në mase, por është një studim, i cili duhet të përfshijë funksionalitetin, prakticitetin, inovacionin dhe estetikën.

Në bashkëpunim me kompani prodhimi të huaja, me produkte importi që ofrojnë cilësi, garanci dhe jetëgjatesi, GreenPanel është fokusuar në kërkimin e zgjidhjeve më të përshtatshme duke ndërlidhur dizajnin me karakteristikat e saj teknike.
JU OFROJMË ZGJIDHJEN MË TË MIRË PËR JU!

GJITHMONË PRANË JUSH
Kërkoni nje vizitë të ekspertëve tanë pranë kantierit tuaj apo vendit të punës.
ZGJIDHJET MË EKONOMIKE
Gjeni zgjidhjen më optimale dhe më të mirë për nevojën dhe mundësinë tuaj.
PROFESIONALIZËM DHE CILËSI
Pranë nesh do gjeni profesionalizëm, cilësi dhe shpejtësi. Materialet më cilësore me çmimet më të mira në treg.

Çfarë ofron

GreenPanel ju fton të shikoni nga afër materialet dhe zgjidhjet e ndryshme. Do të keni në dispozicion eksperiencën tonë me sugjerime dhe zgjidhje për çdo nevojë që mund të keni.
Shërbimet që ne ofrojmë janë:
1. Prodhim kontenierë standart dhe të përshtatur sipas kërkeses së klientit:
- Kontenierë kabinë roje
- Kontenierë tualet
- Kontenierë për zyra
- Kontenierë për banim
- Kontenierë shërbimi
2. Shitje panel sanduic për mure dhe mbulojë, me trashesi duke filluar nga 30mm
3. Aksesorë për panele sanduic
4. Panel për dhoma frigoriferike (80mm-120mm)
5. Kalandrim llamarine me larmishmëri ngjyrash:
- Ulluqe
- Kulmore
- Llamarinë kundërmuri
- Kanalina
- Këndore
- Arkarexha etj.
6. Projekte të personalizuara:
- Ndërtimi
- Miniera
- Ushtarake
- Nafte & Gazi.

Teknologjia

Certifikime


Kliente





