Secondary Adv

ABER Engineering

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 68 90 99 009

 

Përshkrimi

ABER Smart Glass është një nga degët e Kompanisë ABER Engineering. ABER Engineering është një Kompani e re shqiptare, themeluar në Nentor 2018 ne Tiranë, me fushë veprimi jo vetëm Shqiperinë por të gjitha shtetet fqinje të Rajonit. Fushat kryesore të veprimtarisë së Kompanisë ABER Engineering janë si më poshtë vijon: 


•Projektimin dhe programimin e pajisjeve të dedikuara për sektorë të ndryshëm të industrisë dhe shërbimeve, si dhe ndërtimin e programeve specifike;

•Tregëtimin, projektimin dhe instalimin e sistemeve të prodhimit të Energjisë Diellore;

•ABER Smart Glass, që konsiston në tregëtimin, projektimin, përgatitjen dhe instalimin e produkteve si Smart Film e Smart Glass.

•Tregëtimin e Art Glass, i cili është xham i stampuar me imazh për fasadat e jashtme;

•Tregëtimin e aksesorëve të çelikut për fiksimin dhe montimin e xhamave si në fasada të jashtme ashtu dhe në ambjente të brendshme.

Aber Smart Glass është e vetmja Kompani që merret me tregëtimin, instalimin si dhe prodhimin e derivateve të Smart Film, sic është Smart Glass, që konsiston në një xham doppio me shtresen Smart te includuar në brendësi të tij. Aber Smart Glass instalon bashke me Smart Film e Smart Glass edhe pajisjet komanduese të projektuara dhe prodhuara enkas për to. Pajisjet komanduese të cilat projekton dhe instalon Aber Smart Glass janë te kualitetit të lartë dhe ju keni mundesine te komandoni xhamin tuaj smart në disa menyra; me çelës; me telekomnadë dhe nëpërmjet smart phone me anë të programit të dedikuar për kontrollin e Smart Film dhe Smart Glass, të projektuara dhe programuara nga kompania nënë Aber Engineering.

 

Inovacioni është kultura jonë!
Kualiteti është baza jonë!
Shërbimi është shpirti jonë!
Bashkohuni me ne të provoni një botë të re vizive!

Çfarë ofron

Cfarë është Smart Film / Smart Glass?
Smart Film/Smart Glass është një lloj filmi inteligjent i cili ndryshon transparencën e tij me anë të kalimit të rrymës elektrike me voltazh të ulët. Janë dy mënyra të dryshimit të transparencës: opak (jo i tejdukshëm) kur filmi është i fikur dhe transparent kur filmi është i ndezur. Ky lloj filmi përdoret gjerësisht në ndarje zyrash, në mjekësi, ndarje ambjenti me mure xhami, vitrina dyqanesh, ndarje banjosh në hoteleri, etj. Smart Film përdoret gjithkund ku kërkohet të kemi shikueshmëri dhe joshikueshmëri. Në një milisekondë perfitojmë privatesinë tonë duke e kthyer xhamin të pa dukshëm.

 

NDARJE HAPESIRASH
Ndan hapësirat fikse, ka një efekt të madh në zgjerimin virtual të hapësirës, privatësi, hapësire, bëj cfarë të duash me të.

 

MBROJTJE E PRIVATESISE
Një celës në dorën tuaj kundër përgjimit, kontroll inteligjent, më shumë mbrojtje të privatësisë së nevojshme.

 

EKRAN ME PREKJE & PROJEKSION
Kinema në familje, projeksion për zyrat, një xham i vetëm dhe cdo gjë është e përkryer!

 

MBROJTJE DHE SIGURI
Kundra goditjes, filmi pasi është aplikuar në xham nuk lejon copëzat e xhamit të shperndahen gjatë thyerjes aksidentale të tij.

 

MBROJTJE AMBIENTALE DHE IZOLIM ZANOR
Jo vetëm efektiv ndaj mbrojtjes nga rrezet UV deri ne 99%, por ai mund te ndalojë edhe valët zanore dhe zhurmat për të krijuar një ambjent të qetë.

Fushat ku aplikohet

 

VILA E KLUBE
Ndryshimi i herë pas hershëm i filmit nga opak në transparent, krijon një atmosphere ndryshe përsa i përket hapësirës virtuale. Ai sjell një jetë plot ngjyra kur instalohet në vetratat e vilave, pasi lejon të sjellesh brenda ambjentit tënd gjelbërimin dhe natyrën dhe një moment më vonë nëse rrezet e diellit bëhen të besdiseshme Smart Film mbyll cdo gjë më një shtypje të butonit dhe ju shijoni freskinë e ambjentit tuaj pa prezencën e rrezeve të besdisshme të diellit. Në klube ju krijoni ambjentin privat dhe shumë të mistershëm me anë të ndezjes dhe fikjes së Smart Film, për ti dhënë një dimension tjeter shijimit të qëndrimit të klienteve tuaj si dhe i ofroni luksin të qendrojnë sipas deshirës në një ambjent publik apo privat për ta.

 

NDARJE ZYRASH DHE DHOMA KONFERENCE
Privatesia dhe njekohesisht te ndjerit nen kontroll te situates se punonjesve tuaj e ben Smart Film nje nga elementet me surprizues ne zyren tuaj dhe jo vetem ne funksionin e tij por eshte edhe elegant ne stilin me te cilin ju e beni. Ne dhomen e konferencave ju do te keni gjithmone privatesine qe ofron Smart Film, duke ndikuar ne shikueshmerine dhe izolimin zanor (akustik).

 

NE SHTEPI / HOTEL / BANJO
Transformimi sipas dëshires nga transparent në opak krijon një shkëmbim perceptimi midis hapësirës dhe hapësirës, natyrisht duke krijuar një atmosferë misterioze, elegante dhe romantike, e cila i përgjigjet imagjinatës romantike të banjos së hotelit me ndjeshmëri dhe kënaqësi.

NE INSTITUCIONE MJEKESORE
Aplikimi i Smart Film Glass ne vende me kerkesa speciale, si vende ku jepet ndihma ne spitale ose sallat e operacioneve nepermjet krijimit te nje dritareje inspektimi e cila ka te dy opsionet shikueshmeri dhe jo shikueshmeri. Smart duke u perdorur si ndares jo vetem qe ndihmon ne shmagjen e depozitimit te bakterieve te cilat grumbullohen ne perdet e perdorura por eliminon dhe nevojen e larjes dhe ndrimit te perdereve.

 

NE MUZEUME
Aplikimi i Smart Film dhe Smart Glass ne stendat e muzeumeve mbron mjaft mire materialet e ekspozuara ne to nga qendrimi i gjate nen efektin e rrezeve Ultra Vjollce, te cilat mund te zbehin ngjyrat dhe origjinalitetin e artifakteve te ndryshme te ekspozuara. Me afrimin e vizitoreve stenda behet transparente dhe lejon shikimin e objekteve brenda saj vertet ne nje stil mistik dhe magjepses.

 

RETRO PROJEKSION DHE EKRAN ME PREKJE
Smart Film dhe Smart Glass eshte mjaft i mire ne perthyerjen dhe reflektimin e imazhit kur kombinohet me nje projektor nga pas tij. Keshtu ju mund te ktheni xhamin ne nje ekran te madh ku mund te shfaqni cdo gje qe ju nevojitet. Ngjyra dhe kualiteti i projektimit mbeten ato te projektorit ne HD ose jo. Njekohesisht ju mund ta ktheni dhe ne nje ekrat interaktiv nese kombinohet Smart Film me nje teknologji interaktive me infrared, edhe kjo e fundit e ofruar nga Aber Engineering sipas kerkeses se klientit.

Shërbime

Ekran me prekje dhe Projeksion per zyra
Ekran me prekje dhe Projeksion per zyra
Film Smart per xhama
Film Smart per xhama
Filma On Off per xhama
Filma On Off per xhama
Laborator per perpunimin e xhamave inteligjent
Laborator per perpunimin e xhamave inteligjent
Ndarje ambjenti me mure xhami
Ndarje ambjenti me mure xhami
Ndarje hapsirash me xhama te ndryshueshem
Ndarje hapsirash me xhama te ndryshueshem
Smart Dopio Xham + Laminat
Smart Dopio Xham + Laminat
Vetrata xhami inteligjente per vila
Vetrata xhami inteligjente per vila
Xham me film per projeksion
Xham me film per projeksion
Xhama dekorativ me boje qeramike
Xhama dekorativ me boje qeramike
Xhama elektrik On Off per spital
Xhama elektrik On Off per spital
Xhama inteligjent me pult
Xhama inteligjent me pult
Xhama inteligjent Opak Transparent per fasade
Xhama inteligjent Opak Transparent per fasade
Xhama inteligjent per ndarje zyrash
Xhama inteligjent per ndarje zyrash
Xhama me film Smart per ndarje banjosh ne hoteleri
Xhama me film Smart per ndarje banjosh ne hoteleri
Xhama me ndryshim transparence per vitrina
Xhama me ndryshim transparence per vitrina
Xhama on off per banjo dhe shtepi
Xhama on off per banjo dhe shtepi
Xhama per mjedise spitalore
Xhama per mjedise spitalore
Xhama per ruajtjen e privatesise per zyre
Xhama per ruajtjen e privatesise per zyre
Xhama te bardh dhe transparent per dhoma gjumi
Xhama te bardh dhe transparent per dhoma gjumi
Module fotovoltaike
Module fotovoltaike
Ndertesa te Gjelbra
Ndertesa te Gjelbra
Panele fotovoltaike Poly dhe Monokristaline
Panele fotovoltaike Poly dhe Monokristaline
Parqe me panele fotovoltaike per prodhim energjie
Parqe me panele fotovoltaike per prodhim energjie
Sisteme me energji diellore
Sisteme me energji diellore

Katalogu

Katalog ABER Engineering
Katalog ABER Engineering

Punë të kryera

ABER Engineering1584021390
ABER Engineering1584021418
ABER Engineering1584021438
ABER Engineering1584021459
ABER Engineering1584021490
ABER Engineering1584021527
ABER Engineering1584021562
ABER Engineering1584021670