
Land & Co

Adresa: Rruga Kongresi i Tiranes, nd 15, H.7, Ap 13, Pallati Ngjitur me Shkollen Hasan Vogli, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Land & Co shpk është një kompani konsulence, projektimi dhe supervisimi në fushën e ndërtimit, si dhe distributor i pajisjeve elektronike profesionale gjeodezike dhe topografike. Firma Land & Co shpk është e specializuar në dixhitalizimin e hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme.
Land & Co ka pasur kontrata të vazhdueshme me NMP për SRPP për një periudhë prej 15 vitesh dhe ka realizuar punime shumë të specializuara duke përdorur programe GIS. Kompania bashkëpunon me prodhuesit më të mëdhenj të instrumenteve gjeodezikë dhe pajisjeve gjeofizike.
Stafi i kualifikuar i inxhinierëve dhe produktet teknologjike të avancuara kanë ndihmuar që emri i kompanisë të rritet ndër vite, duke e pozicionuar si një ndër kompanitë lidere në projektim dhe tregtimin e instrumenteve matës.
SATNET LIVE ALBANIA GNSS NETWORK SERVICE REAL TIME
Ky shërbim u jep mundësine përdoruesve të GPS profesional të saktësisë së lartë që të përdorin SATNET LIVE ALBANIA si shërbim rrjeti:
- RTK (e rendit 1-2 cm në plan dhe lartësi)
- DGPS (e rendit 20-50 cm në plan dhe në lartësi)
- SATNET LIVE ALBANIA ofrohet nga Land & Co shpk dhe është shërbim fleksibël i ndërtuar për raste speciale shërbimi edhe në rastet kur rrjetet e tjere permanente CORS Network GNSS nuk jane në gjendje të mbulojnë me shërbim cilësor.
SATNET LIVE ALBANIA ofrohet në tre shërbime:
1. Shërbim RTK dhe DGPS i cili është thjeshtë aksesim i rrjetit SATNET LIVE ALBANIA.
2. Shërbim i dedikuar për rastet e veçantë nëpërmjet montimit të stacioneve GPS të dedikuara për projekte të rëndësishme infrastrukturore me qëllim rritjen e saktësisë teknike të pozicionimit.
3. Monitorime Real Time të lekundjeve të objekteve strategjike dhe në detektimin e lëkundjeve të tërmeteve nëpërmjet GPS.
SATNET LIVE ALBANIA operon në zonat qëndrore të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonise.
Të gjithë të interesuarit për shërbimin SATNET LIVE ALBANIA duhet që fillimisht të regjistrohen në formën e mëposhtme ose nga aplikacioni SATNET live mobile me qëllim që të përfitojnë shërbimin e kërkuar nga Land&co. Menjëhere pas regjistrimit do ju dërgohet informacioni i nevojshëm për aksesimin e rrjetit. Nëse jeni kompani e regjistruar me parë në SATNET LIVE ALBANIA ju lutem klikoni në shërbim rrjeti për të realizuar aktivizimin.
Shërbimet që ofrohen:
- CMR(RTK GPS+GLONAS)
- CMR+ (RTK GPS+GLONAS)
- DGPS (DGPS GPS+GLONAS)
- RTCM 2.3 (RTK GPS+GLONAS)
- RTCM 3.0 (RTK GPS+GLONAS)
Për më tepër informacion ju lutem klikoni këtu!
Çfarë ofron
Land & Co shpk ka ekskluzivitetin e nevojshëm për Kolida dhe Laser Technology, duke ofruar tregtimin, mbulimin e shërbimeve të servisit, si dhe të gjitha garancitë e siguruara nga këto marka. Kompania ofron një gamë të plotë modelesh të pajisjeve dhe instrumenteve matës për përdorim në sektorin e ndërtimit.
Ofrojmë shërbime profesionale në fushat e mëposhtme:
- Projektime civile
- Projektime rrugësh
- Projektime hidroteknike
- Projektime gjeodezike
- Projektim dhe instalim të sistemeve fotovoltaike
Shitje dhe distribuim për markat e njohura:
- KOLIDA & SOUTH
- LASER TECHNOLOGY
- INTUICOM
- OTT
Shërbime të specializuara:
- Regjistrim fillestar i pasurive të paluajtshme
- Mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve inxhinierike
- Monitorim i zhvendosjeve në objekte strategjike gjatë lëkundjeve të tërmeteve
- Studime gjeoteknike dhe sizmike për bazamentet e tokës, përbërjen dhe qëndrueshmërinë
Shërbime teknologjike dhe inxhinierike moderne:
- Shërbim rrjeti CORS - GPS - GNSS profesional nëpërmjet SATNET LIVE ALBANIA
- Fotografim ajror me rezolucion të lartë (2-5 cm) duke përdorur teknologjinë UAV për 3D orthofoto dhe modelim dixhital të terrenit.
Kompania është e aftë të kryejë punime të specializuara në GIS duke përdorur programe të avancuara si:
- ArcGIS (ESRI)
- ArcGIS
- Civil Design 3D (Autodesk)
- AutoCAD Map (Autodesk)
- Autodesk
- Land Development (Autodesk)
- Field Survey (Autodesk)
- CAD Overlay 2002 (Autodesk)
- Survey (Autodesk)
- Geomedia (INTERGRAPH)
Shërbime

Sherbime rrjeti CORS, GPS, GNSS

Fotografim Ajror, UAV 3D Orthofoto

Mbikqyrje dhe kolaudim punimesh inxhinierike

Regjistrim fillestar i pasurive te paluajteshme

Studime gjeoteknike per bazamentet e tokes per perberjen dhe qendrueshmerine

Sherbime rrjeti RTK

Rrjeti SATNET LIVE ALBANIA

Montim i stacioneve te GPS

Sherbim rrjeti ne terren

Sherbime rrjeti DGPS

Sisteme fotovoltaike

Distributor zyrtar i Laser Technology dhe Kolida

Matje Gravimetrike

Modelim dixhital i terrenit

Pergatitje e hartave treguese te pasurive te paluajteshme

Shitje pajisjesh topografike

Sisteme GIS, Sisteme Web-GIS

Studime dhe survejime Gjeologjike, Gjeoteknike dhe Topografike

Total Stations Kolida ne shitje

Tregtim, servis, kolaudim dhe mirembajtje aparaturash topografike
Katalogu

Historiku
Land & Co shpk e krijuar në vitin 1996 është një kompani projektimi dhe konsulence shqiptare në fushën e ndërtimit si dhe distributor i pasjisjeve elektronike profesionale të fushës së Gjeopozicionimit. Kompania zotëron një eksperiencë 24 vjeçare në fushën e saj të veprimtarisë ku suksesi dhe puna serioze kanë ndihmuar në zgjerimin dhe përmirësimin e saj në staf, pajisje dhe shërbimet të cilat ofron.
Gjatë kesaj kohe kompania është angazhuar në një sërë projektesh serioze e të mëdha me Bashkimin Europian, OSBE, ZRPP me kompanitë Tracasa Inypsa dhe ARD Inc e cila ka arritur të realizoj projekte të specializuara në fushën e Pasurive të Paluajtëshme nëpërmjet Sistemit të Informacionit Gjeografik-GIS . Kompania ka realizuar projekte rrugësh kontrata të lidhura me Autoritetin Rrugor Shqipëtar dhe se fundi ne kontraten me Autoritetit Shteteror per Informacionin Gjeografik ASIG ngritjen e Kornizes Referuese Gjeodezike Shqiptare.
Është e certifikuar sipas standarteve ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015 për projektim, supervizim dhe kolaudim punimesh në rrugë, hekurudha, ura, ndërtime civile, industriale, ujësjellës-kanalizime, gjeodezi-topografi dhe studime gjeologjike e gjeoteknike.
Punë të kryera

Kalaja e Kanines, Vlore

Plani urbanistik i Komunes Lukove

Studim gjeoteknik i Gjirit te Lalzit

Zbatim i kanalit me GPS Kolida K5+ UFO

Matje me pjerresi me Gps. Pas pasojave te termetit, Durres

Studim urbanistik, Durres

ASHK Lushnje, GPS Kolida

Matje e pallatit me Gps me Albcors

Model x6 per perdoruesit Gis

Matje pasurish me Kolida K3

Matje ne Klos per pasurite e paluajtshme

Projekti i matjeve gravimetrike ne Shqiperi
Partnere





Video
Certifkime
Projektet e zhvilluara
Kontrat me Autoritetin Shteteror per Informacionin Gjeohapsinor:
- Ne vitin 2018 Kompania Land&co ne bashkepunim me Universitetin e Selanikut dhe nje grup shkencetaresh shqiptare dhe grek ka realizuar nje kontrate me ASIG, Ndertimi i Kornizes Referuese Gjedezike Shqiptare KRGJSH".
Ne kuder te ketij projekti u realizua:
- Ndertimi i rrjetit te rendit te pare Gravimetrik me 42 pika ne te gjithe Shqiperine te fiksuara ne terren dhe te matura me gravimetra relative CG-5.
- Eshte realizuar prodhimi i Gjeoidit per zonen Tirane Durres me rezulucion te larte ne siperfaqe rreth 500 Km2.
- Monitorimi i fushes magnetike per territorin e Shqiperise ne 11 pika permanente te rrjetit Magnetitk Shqiptar.
- Ndertimi i dy sistemeve monitoruas te nivelit te detit Mareografe real time Ne Shengjin dhe Orikum.
Kontrate me prefekturen Gjirokaster dhe Qender UET prane Universitetit Europian:
- Ne vitin 2016, Skanimi 3D me dron dhe pergatitja e virtual tour per kalete e Qarkut Gjirokaster ne kuader te projektit rajonal Net Castle Shqiperi Greqi per promovimin e qendrave historike.
Kontrate ne Aluiznin Lushnje:
- Ne vitin 2015 per pergatitjen e dokumentacionit per legalizimin e ndertimeve pa leje per 7 zona kadrastale
Kontrata me kompaninë spanjolle Tracasa për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:
- Në vitin 2013 në qytetin e Sarandës në zonën kadastrale 8642
- Në vitin 2012 në zonën e Ksamilit në zonën kadastrale 2297
- Në vitin 2012 në qytetin e Durrësit në zonën kadastrale 8518
Kontratë me Albpetrol sh.a :
- Në vitin 2013 përgatitja e planeve të rilevimit të 9000 objekteve
Kontratë me Autoritetin Rrugor Shqipëtar (DPR) viti 2009-2010 me objekt:
- Studim Projektim Rruga Voskopoje-Kamp(Kisha e Shën Prodhomit)
- Studim Projektim Rruga Kthesa Dardhe-Boboshticë
Kontrata me Bashkimin Europian për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:
- Në vitin 2005 në qytetin e Korçës në zonat kadastrale 8561 dhe 8563
- Në vitin 2004 në zonën e Maliqit në zonën kadastrale 2573
Kontratë me kompaninë amerikane ARD Inc për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:
- Në vitin 2003 në qytetin e Fierit në zonën kadastrale 8532
Kontrata me OSBE për përgatitjen e hartave treguese të pasurive të paluajtëshme:
- Në vitin 2010-2011 Studimi i çeshtjeve të pronësisë ne 16 zonat e bregdetit te Jugut te Shqiperisë.
- Në vitin 2005 në qytetin e Vlorës në zonën kadastrale 8605
- Në vitin 2007 në zonën e Bathores në zonën kadastrale 3992
- Vitet 1996-2003 Kontrata me NMP për SRPP per rregjistrimin e pasurive.