Shfaq kontaktet
Texas Development
Shfaq kontaktet
Adresa:Rruga e Kosovareve, Pall.Dolçka, Ap 1/2 , 1019 Tirane, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi

Texas Development është krijuar nga një grup investitorësh, specialistë të sektorit real estate, arkitektë me një karrierë shumë të suksesshme, teknicienë të spikatur që i ka bashkuar ëndrra për të sjellë në tregun e ndërtimit shqiptar eksperiencën unike të bashkimit të dizajnit italian, teknologjive gjermane, manaxhimit anglo-sakson në industrinë real estate në Shqipëri.
Kompania jonë është një bashkim kapitalesh, eksperiencash dhe idesh për të sjellë ndërtime luksoze, dizajne ekskluzive dhe arkitekturën më të sofistikuar në një dimension të ri, unik e të papërsëritshëm. Texas ju projekton në të ardhmen, ju vendos në qendër të komfortit, ju përkëdhel shqisat me elegancën e projekteve te saj dhe ju shumëfishon vlerën e investimit fillestar.
Jemi të dedikuar të ushtrojmë aktivitetin tonë përmes përdorimit të teknologjive më inovative, përzgjedhjes së materialeve më cilësore dhe bashkëpunimit me markat më prestigjoze në treg.
Ne bashkojmë pikat tona të forta, ndërthurim përvojat dhe krijimtarinë për të sjellë rezultatin më të mirë përfundimtar. Tek Texas jemi entuziastë për të përmirësuar jetesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme.
Projekte
GALERIA ROMA - Rruga e Kavajes

Galeria Roma është një rezidencë luksoze që ndërthur vendndodhjen perfekte, cilësinë superiore dhe arkitekturën moderne për të ofruar përvoja unike të të jetuarit dhe të bërit biznes. Teknologjitë e fundit dhe materialet premium nga markat më prestigjioze në tregun e ndërtimit janë implementuar për ta bërë Galeria Roma një ndërtesë të klasit të parë. Tek Galeria Roma, ambjentet e banimit dhe hapësirat komerciale ndërthuren për të sjellë një koncept të ri te stilit të jetesës urbane në qendër të Tiranës. Për më tepër informacion klikoni këtu.
UNICO - Rruga Nikolla Tupe, Bllok

Unico, një rezidencë me stil elegant, që ofron më të mirën e arkitekturës moderne, inxhinierisë dhe një cilësi të pakrahasueshme të jetesës në Bllok. Eshtë një ndërtesë që i ka të gjitha, vendndodhje ekskluzive, hapësira komode që mund t’i shijojë e gjithë familja, ambjente komerciale për biznese të suksesshme, si dhe facilitete që ofrojnë mundësi të pashembullta për t’u lidhur me shoqërinë dhe shpirtin urbane të zonës.
LAKE DIAMOND - Rruga Mustafa Xhabrahimi


Në kodrën mbi Liqenin Artificial të Tiranës, Lake Diamond Villas është destinacioni për këdo që kërkon të lidhet përsëri me natyrën, familjen dhe miqtë. Ky është drejtimi juaj i ri për një jetë me pranë natyrës por sërish afër qytetit.
Lake Diamond Villas & Residences krijon mundësinë për një jetëse më harmonike. Koleksioni ynë i vilave është frymëzuar nga peizazhi piktoresk i zonës. Çdo vilë ka hapësirë optimale, lidhet me natyrën dhe shërbehet plotësisht me një sërë komoditetesh. Një botë ëndërrimtare brenda e jashtë!
THE ONE RESIDENCE - Rruga Vaso Pasha, Bllok


The One është një ftesë për të jetuar, punuar apo investuar në një nga zonat më të dëshiruara në Tiranë. Është një mundësi e rrallë për të sofistikuar stilin tuaj të jetesës në kryeqytet dhe për të maksimizuar të ardhurat nga investimi në real estate. Hapësira komerciale, apartamente, poste parkimi dhe facilitete moderne që përshtaten me standardet e reja të stilit të jetesës metropolitane. Projektuar për t'u dalluar, The One është destinacioni për investitorët, si dhe ata që dëshirojnë të jetojnë përditshmërinë e tyre si në hotelet me 5 yje.
SOUTH RESIDENCE - Rruga Gjik Kuqali


Moderne, komode, elegante dhe në një vendodhje shumë strategjike në Tiranë. Një mënyrë krejtësisht e re jetese, me një stil të veçantë modern që flet gjuhën e komoditetit, elegancës dhe luksit. Jetoni, punoni dhe kënaquni në një komunitet rezidencial të krijuar për nevojat moderne të ditëve të sotme. Ne kemi projektuar me kujdes çdo element për të garantuar një stil jetese në harmoni të përsosur brenda dhe jashtë rezidencës.
Rosé Residence - Stadiumi Selman Stermasi

Rose Residence është një zhvillim butik i karakterizuar nga vendndodhja e tij strategjike, ekskluziviteti dhe vlera afatgjatë. Me vetëm tetë kate dhe një koleksion të kufizuar rezidencash, projekti ofron privatësi, elegancë dhe një standard të lartë jetese në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës.
I pozicionuar në një lagje historike që po kalon një transformim tërësor urban, Rosé Residence ndodhet në qendër të një prej zhvillimeve më premtuese të qytetit. Ashtu si zona përreth Stadiumit Air Albania u shndërrua në një nga adresat më prestigjioze të Tiranës, edhe kjo lagje po përjeton një rilindje të ngjashme. Investimet e reja, hapësirat publike moderne dhe stadiumi i rikonstruktuar, i cili pritet të jetë së shpejti i dyti më i madh në qytet, po krijojnë një identitet të ri urban dhe po rrisin ndjeshëm potencialin e zonës.
Monolith Residence - Rruga e Kosovarëve

Monolith Residence është një zhvillim butik që ndërthur arkitekturën bashkëkohore me elegancën e përjetshme, duke krijuar një pikë referimi të re në një nga adresat më të lakmuara të Tiranës. Me një siluetë të pastër dhe një identitet të veçantë arkitektonik, ndërtesa është projektuar për të qenë më shumë se një rezidencë por një objekt që harmonizohet natyrshëm me ritmin e qytetit.
E pozicionuar në zemër të Rrugës së Kosovarëve, një nga zonat më dinamike dhe më prestigjioze të Tiranës, Monolith Residence përfiton nga transformimi i vazhdueshëm urban që e ka kthyer këtë lagje në një prej adresave më të dëshiruara të qytetit ku cilësia e jetesës dhe potenciali i investimit rriten në harmoni.
Aquazzura Tower- Lungomare, Vlorë


Aquazzura Tower është një ikonë e re e rivierës shqiptare, ku arkitektura bashkëkohore dhe eleganca mesdhetare bashkohen në një adresë unike buzë detit. E vendosur në vijën e parë të Lungomares së Vlorës dhe e projektuar nga fituesi i Pritzker Prize, Álvaro Siza, në bashkëpunim me Camilo Rebelo dhe Atelier 4, kulla vendos një standard të ri për jetesën dhe mikpritjen luksoze.
Me rezidenca ekskluzive, një hotel me pesë yje dhe pamje panoramike mbi Adriatik, Aquazzura Tower ofron një përvojë jetese ku dizajni, komoditeti dhe vlera afatgjatë takohen në harmoni.
Partnere







k.jpg)