Në ndërtim

Në ndërtim
Galeria Roma është një rezidencë luksoze që ndërthur vendndodhjen perfekte, cilësinë superiore dhe arkitekturën moderne për të ofruar përvoja unike të të jetuarit dhe të bërit biznes. Teknologjitë e fundit dhe materialet premium nga markat më prestigjioze në tregun e ndërtimit janë implementuar për ta bërë Galeria Roma një ndërtesë të klasit të parë. Tek Galeria Roma, ambjentet e banimit dhe hapësirat komerciale ndërthuren për të sjellë një koncept të ri te stilit të jetesës urbane në qendër të Tiranës.
Galeria Roma ofron konfigurime të ndryshme të sipërfaqes, por një filozofi të vetme dizajni: hapësira racionale dhe të ndriçuara natyralisht që formojnë një mjedis të përsosur për një stil jetese bashkëkohor në qytetin frenetik të Tiranës. Secili apartament mund të personalizohet në stile të ndryshme pa sakrifikuar cilësinë dhe hapësirën.
Rruga e Kavajës është një nga zonat më të favorshme të Tiranës për të zhvilluar aktivitetin e biznesit tuaj. Jo vetëm që zona është afër Sheshit Skënderbej, por është gjithashtu një pikë kyce për kompanitë në të gjithë sektorët e biznesit. Hapësirat për njësitë e biznesit në Galeria Roma kanë ekspozim dhe vizibilitet maksimal në rrugën më të gjërë komerciale pranë qendrës së Tiranës.
3 kate nëntokë për të mundësuar kapacitet maksimal, siguri e lehtësi në çdo kohë për rezidentët dhe bizneset.
Zhvilluar nga Texas Development & Daton Construction
Projektuar nga Atelier 4
Website: www.galeriaroma.al
Email: marketing@texasdev.eu
Email: marketing@daton.al
Telefon Shitje: +355 69 40 40 191
Telefon Shitje: +355 68 20 81 302
Adresa: Rruga e Kavajes, Tirane, Albania