
HSEM Albania

Adresa: Rruga Haxhi Kika, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
HSEM SHPK - SIGURIA NË PUNË, Kompania jonë ofron trajnime, dokumentacion dhe Konsulencë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Ne ofrojmë shërbime të plota në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke përfshirë:
- Trajnime profesionale për sigurinë dhe shëndetin në punë, të përshtatura për nevojat e secilës kompanie.
- Përgatitje dhe administrim të dokumentacionit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Konsulence ISO si dhe trajnime në fushën e mjedisit.
- Konsulencë të specializuar për rregulloret, standardet dhe masat parandaluese.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë kompanitë të krijojnë ambiente të sigurta dhe të shëndetshme të punës, duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore dhe duke siguruar mirëqenien e punonjësve.
Çfarë ofron
Trajnime ne Fushen e Sigurise Dhe Shendetit ne Pune si dhe trajnime ne menaxhimin e mjedisit. Shogeria “Health Safety Environment Management sh.p.k.”, sipas kërkesës suaj, është e disponuar të ofrojë ekspertizën e saj për shërbimet e përshkruara më poshtë:
ZONA A
FORMIM SPECIFIK PER: “PERSONI I NGARKUAR PERGJEGJES PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE” ; “PERFAQESUESI I PUNEMARRESVE PER SIGURINE” ; “NDIHMEN E PARE” dhe “MENAXHIMIN E EMERGJENCAVE?”- me lëshimine certifikatës përkatëse.
- Trajnim/Certifikim Personi i Ngarkuar Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për Rriskun e Lartë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010, neni 5, pika 15; neni 7, pika 2,C ; pika 3;pika 4).
- Trajnim/Certifikim per Koordinatorin e Sigurise (VKM nr 312 dt.05/05/2010, neni 4, neni5,neni 10)
- Trajnim/Certifikim për Menaxherin e Sigurisë dhe Shendetin në Punë
- Trajnim/Certifikim për Përfaqësuesin e Punëtorëve për Sigurinë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010 , neni 5, pika 14 ; nenil9)
- Trajnim/Certifikim për Personin Përgjegjës për Rrezikun Elektrik (VKM. nr. 312 dt 05/05/2010 aneksi IV)
- Trajnim/Certifikim i Ndihmës së Parë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010 , neni 8)
- Trajnimi për Menaxhimin e Emergjencave (Ligji 10 237 dt 18/02/2010).
ZONA B
TRAJNIM SPECIFIK PER PUNETORET - me lëshimin e certifikatës përkatëse.
- Trajnim/Certifikim për punëtorët në montimit / Cmontim / transformim te skelave skeleri (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II , pika 5;6).
- Trajnim/Certifikim për punonjësin përgjegjës (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
- Trajnim/Certifikim dhe formim të punonjësve të caktuar për të punuar në lartësi , dhe përdorimi i P.M.I -ve për mbrojtjen nga rënia nga lartësia (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
- Trajnim/Certifikim dhe formim për punëtorët për rrezikun e ekspozimit ndaj zhurmës , dhepërdorimi P.M.I -ve për mbrojtjen e dëgjimit (VKM nr.842, dt. 03/12/2014).
- Trajnim/Certifikim për përdorimin e platformave lëvizëse për punime në lartësi, që veprojnë me dhe pa stabilizues (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
- Trajnim/Certifikim për përdorimin e Autovinxh dhe Vinxh mbi Kamjon (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 8).
- Trajnim/Certifikim për kualifikimin e operatorëve për përdorimin e Vinxh Kulle (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 9).
- Trajnim/Certifikim për për përdorimin e ngarkuesëve ballor vetëlëvizës Piruna Foklift (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
- Trajnim/Certifikim për kualifikimin e operatorëve për përdorimin e Vinxhave të lëvizshëm (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni IL,pika8).
- Trajnim/Certifikim për për përdorimin e Makinerive per nderhyrje nentoke (Earth Moving Machines E.M.M) “Eskavator me kah hidraulik / fadroma / makina ngarkuese / pompa betoni (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni ILpika 8).
ZONA C
KONSULENCE DHE RREGULLORE Sipas L. 10 237 dt 18/02/2010.
Menaxhimi, përditësimi dhe integrimi, në raport me nevojat e biznesit, të Dokumentit të Vlerësimit të Riskut sipas Ligjit 10 237 dt 18/02/2010 duke bashkengjitur vleresimin e risqeve specifike:
- Risku i lidhur me zhurmën nëvendin e punës (VKM nr.842, dt. 03/12/2014)
- Risku i lidhur me dridhjen mekanike në vendin e punës (VKM nr.841, date 3.12.2014)
- Risku nga agjentët kimik (VKM nr.522, dt. 06/08/2014)
- Risku nga Paisjet e Punes (VKM nr.312,dt 05/05/2010)
- Risku nga atmosferat shpërthyese (VKM nr.384,dt.06/05/2015)
- Planin e Menaxhimit te emergjencave (VKM nr.312,dt.05/05/2010)
- Risku nga punët e krahut me ngarkesa, ngritja e ngarkesave gjate kryerjes se levizjes se perseritur (VKM nr.523,dt.06/08/2014)
- Risku nga punët e krahut me ngarkesa, ngritja e ngarkesave (VKM nr.523,dt.06/08/2014)
- Risku nga mbingarkesa biomekanike e pozicionimit të papërshtatshëm të trupit
- Risku nga stresi në vendin e punës (Ligji Nr. 10 237 dt.18/02/2010)
- Informimi i punëtorëve (Ligji nr. 10 237 dt. 18/02/2010)
- Mjediset e punës
- Përdorimi ipajisjeve mbrojtëse individuale
- Sinjalistika e sigurisë dhe shëndetit në punë
- Punët e krahut me ngarkesa
- Nga pajisjet Ekran shfaqese
- Agjentët Fizikë
- Mbrojtja e punëtorëve ndaj risqeve lidhur me ekspozimin ngazhurmat gjatë aktivitetit të punës
- Mbrojtja e punëtorëve ndaj risqeve lidhur me ekspozimin e dridhjeve mekanike
- Mbrojtja e punëtorëve ndaj risqeve lidhur me ekspozimin e fushave elekromagnetike
- Mbrojtja e punëtorëve ndaj risqeve lidhur me ekspozimin e rrezatimive optike artificiale
- Mbrojtja nga agjentët kimikë
- Mbrojtja nga agjentët kancerogjene dhe mutagjene
- Mbrojta nga risget e lidhura me ekpozimin ndaj amiantit
- Agjentet biologjikë
- Mbrojtja nga atmosferatshpërthyese
- Informimi i punëtoreve per Njoftimin, Hetimin , Regjistrimin dhe Rraportimin e Ngjarjeve dhe aksidenteve ne pune. (Ligji Nr. 10 237 dt. 18/02/2010 dhe VKM nr. 312 dt. 05/05/2010 aneksi III);
- Rregjistri i dorezimit te PMI (Paisjet Mbrojtese Intividuale)
- Plani i menaxhimit të emergjencave, Menaxhimi i emergjencave dhe planit të evakuimit (Ligji Nr.10 237 dt. 18/02/2010)
- Plani operativ i sigurisë (VKM nr.312, date 5.5.2010 neni 2, shkronja j)
- Plani i sigurisë dhe koordinimi (VKM nr.312, date 5.5.2010, neni 11,aneksi VI, seksioni 1)
- Zgjedhja e personit përgjegjës për sigurinë (VKM nr.107 dt.09/02/2011)
- Mbrojtjen nga zjarri
- Zgjedhja e mjekësisë së punës dhe mjekut kompetent
ZONA D
ASISTENCE PERIODIKE Ligji nr. 10 237 dt.18/02/2010.
- Asistencë teknike-administrative në rast të inspektimeve nga organet mbikëqyrëse.
- Asistencë teknike-administrative gjatë azhornimit legjislativ dhe rregullator.
- Asistencë teknike dhe administrative në rast të aksidenteve.
- Asistencë teknike dhe administrative për mbledhjet e rregullta vjetore dhe të jashtëzakonshme.
ZONA E
MBIKQYRJE SANITARE
- Emërimi mjekut kompetent, vlerësimi i përshtatshmërisë së punëtorëve, ekzaminimet periodike mjekësore.
ZONA F
TRAJMIME PER MENAXHIMIN E MJEDISIT
- Auditues i sistemi te integruar te menaxhimit mjedisor.
- Menaxher i sisitemit te integruar mjedisor.
- Person pergjegjes per demet ne mjedis.
HSEM ALBANIA është një kompani e cila operon në sektorin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe është filial i kompanisë italiane ZETA VU INGINIERIA. Në bazë të ligjit 10 237, çdo kompani duhet të ketë patjeter dokumentacionin e Vlerësimit të Rriskut në vendin e punës si dhe dokumentat dhe formularët shtesë. Kjo dosje jepet nepërmjet dy formash dhe ju zgjidhni njerën prej tyre:
Rasti 1- Në formën e Konsulencës Periodike çdo muaj, ne operojme si nënkontraktor të kompanisë. Për një vit e ndjekim kompaninë tuaj për ndryshime ligjore, për revizionim të dosjes, punonjesit e rinj, makineri të reja, verifikime të vazhdueshme në subjekt etj.
Rasti 2- Dosja jepet vetem nje here. Ne bejmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, trajnimin e përgjithshem të stafit dhe marrëdhenia jonë mbyllet aty dhe ju e ndiqni së brendshmi me një person të ngarkuar përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. HSEM ALBANIA në përputhje me këtë ligj, organizon kurse trajnimi dhe certifikimi për punonjës në pozicione të ndryshme për sigurinë në pune.
Shënim: Theksojmë se në fund të kursit/trajnimit ju pajiseni me certifikate dhe që të gjitha certifikatat tona janë të njohura brenda dhe jashte vendit pa afat skadence. Gjithashtu, HSEM ALBANIA ofron edhe Certifikimin për të gjitha standartet ISO.
Shërbime

Kurse Trajnime Certifikime per personin i Ngarkuar Pergjegjes per Sigurine dhe Shendetin ne Pune

Trajnim per Koordinatorin e Sigurise

Kurs per Menaxherin e Sigurise dhe Shendetit ne Pune

Kurs per Ekspert Ndihma e Pare dhe Nderhyrje ndaj Emergjencave

Kurs per Vinc Kulle

Trajnim per perdorim Piruni

Kurs per Punimet ne Lartesi dhe perdorim i P.M.I-ve

Trajnim i Ndihmes se Pare

Trajnim per Montim Cmontim Skela

Trajnim per Vinc Ure

Kurs Trajnimi per Autovinc dhe Vinc Mbi Kamion

Trajnim per Eskavator Fadroma Pompa Betoni etj

Trajnim per perdorimin e platformave levizese

Trajnim Person Pergjegjes per Rrezikun elektrik

Trajnim per pajisje dhe makineri specifike prodhimi

Trajnim per pajisje dhe makineri, Kamion, Autobot etj

Plan evakuimi

DVR Vleresim dhe hartim i rrisqeve specifike

Hartim i dokumentacionit te vleresimit te rrezikut

HSE Plani i emergjencave

HSE Rregjistri i aksidenteve
.jpg)
Dosje HSE (DVR)

Auditues i sistemit te integruar te menaxhimit mjedisor

Trajnime per menaxhimin e mjedisit

Projekt dhe relacion MKZ

14001 Sistemi i menaxhimit te mjedisit

22000 Sistemi i menaxhimit te sigurise ushqimore

27001 Sistemi i menaxhimit te sigurise se informacionit

45001 Sistemi i menaxhimit per sigurine dhe shendetin ne pune

ISO 9001 Sistemi i menaxhimit te cilesise
Katalogu

Punë të kryera

Inskenimi i fikeses se zjarrit dhe masat e sigurise ne rast renie zjarri

Instruktim teknik ne kantier

Trajnim i pergjithshem Siguria ne pune

Trajnim montim cmontim skela

Trajnim Nderhyrja ndaj emergjencave

Trajnim per dhenien e ndihmes se pare

Trajnim per kualifikimin e operatoreve per perdorimin e Vinc Ure

Trajnim per menaxhim emergjencash dhe mbrojta ndaj zjarrit

Trajnim per perdorimin e fikeses se zjarrit

Trajnim per skelat, montim dhe cmontim

Trajnim punime ne lartesi

Trajnim teorik perdorim i pirunit

Trajnim i pergjithshem per sigurine ne pune ne fabrike prodhimi

Trajnim ne kantier per sigurine ne pune

Trajnim siguria ne pune per fasoneri
Partnere




LICENSA & LEJET
Kliente
Video