Secondary Adv

Klar

 

Përshkrimi

Klar sh.p.k, me më shumë se dy dekada eksperiencë në industrinë e ndërtimit, është pozicionuar si një nga kompanitë më të rëndësishme dhe më të besuara në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme. Gjatë viteve, kompania ka fituar një reputacion të fortë për profesionalizëm, cilësi dhe angazhim të qëndrueshëm në realizimin e projekteve të standardeve të larta.

 

E specializuar në ndërtimin e godinave rezidenciale dhe të shërbimeve, Klar ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin urban dhe infrastrukturor të qytetit. Një nga pikat më të forta të kompanisë është angazhimi i saj në të gjitha fazat e procesit të ndërtimit—nga ideimi dhe projektimi deri te realizimi dhe shitja. Kjo qasje “end-to-end” siguron kontroll të plotë mbi cilësinë dhe garanton përmbushjen e nevojave të klientëve në çdo hap.

 

 

Në vazhdimësi të filozofisë së saj për të sjellë projekte unike dhe me identitet të spikatur, Klar ka zgjedhur të bashkëpunojë me një nga studiot më të vlerësuara ndërkombëtare të arkitekturës: Herzog & de Meuron.

 

Herzog & de Meuron është një studio arkitekturore zvicerane, e themeluar në vitin 1978 në Basel nga Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron. Të njohur globalisht për qasjen e tyre inovative, eksperimentale dhe për përdorimin e materialeve në mënyrë krijuese, ata kanë realizuar disa nga veprat më ikonike të arkitekturës bashkëkohore. Studioja ka fituar Çmimin Pritzker në vitin 2001, çmimi më prestigjioz në fushën e arkitekturës  dhe është përgjegjëse për projekte të njohura si Tate Modern në Londër, Allianz Arena në Mynih, Stadiumi Olimpik i Pekinit dhe Elbphilharmonie në Hamburg.

 

Puna e tyre karakterizohet nga identitet i fortë vizual, detajim i kujdesshëm, respekt për kontekstin urban dhe një filozofi që kombinon estetikën me funksionalitetin dhe inovacionin.

 

 

Alana’s Tower by Herzog & de Meuron 

 

Një standard i ri për Tiranën

 

Në përputhje me vizionin e saj për të sjellë zhvillime të nivelit të lartë, Klar prezanton “Alana’s Tower by Herzog & de Meuron”, një nga projektet më ambicioze dhe më të veçanta që pritet të ndërtohen në Tiranë. E pozicionuar në Bulevardin e Ri*, kjo godinë synon të transformojë në mënyrë të ndjeshme panoramën urbane të kryeqytetit, duke sjellë një standard të ri në arkitekturën shqiptare.

Alana’s Tower është konceptuar si një kullë moderne rezidenciale me identitet të fuqishëm arkitektonik dhe një qasje premium në çdo detaj. Projekti ofron apartamente me planimetri të kuruara, hapësira të dizajnuara për komoditet maksimal dhe një estetikë që ndërthurr elegancën urbane me jetesën bashkëkohore.

Frymëzuar dhe projektuar nga filozofia krijuese e Herzog & de Meuron, Alana’s Tower përfaqëson jo vetëm një ndërtesë, por një vizion të ri për jetesën moderne në Tiranë. Ai është shembulli më i mirë i angazhimit të Klar për të sjellë në Shqipëri arkitekturë të nivelit ndërkombëtar dhe zhvillime që pasurojnë qytetin për gjeneratat e ardhshme

 

ALUNA COMPLEX një projekt ambicioz për të transformuar një nga zonat e paprekura të Tiranës, në Paskuqan vetëm pak metra nga Bulevardi i Ri. Një ndërtim i cili do të shndërrohet në një nga komplekset rezidenciale më bashkëkohore dhe inovative. 

Zona e Paskuqanit ka një pozicion të rëndësishëm nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, e konsideruar si nyje lidhëse mes Tiranës dhe qyteteve të tjera në veri të vendit. Klar zgjedh për objektin e rradhës karakteristikat e zhvillimit intensiv urban dhe transformimin gradual të zonës.

Karakteristikat e objektit:

Me një sipërfaqe totale prej 53,011 m², i konceptuar me një bazë të gjerë dhe në lartësi do të jetë i projektuar me thyerje 7 dhe 9 kate, si dhe 2 kate parkimi nëntokë. Lartësia e kateve në objekt do të jetë 3.23 m dhe lartësia e njësive të shërbimit do të jetë 5.5 m.

 

Vendi ideal për tu ndjerë fiks si në shtëpi.

                         

Sol Residence vjen si një ndërtesë banimi e ndërthurur me multifunksionalitet, e cila shërben si një qendër dinamike për banorët dhe komunitetin më të gjërë përreth. Me një sipërfaqe totale prej 7950 metra katrore, Sol përfshin 2 kate nëntokë dhe 11 kate mbi tokë. 

Kjo residence ofron një kombinim të përkryer midis sipërfaqeve të brendshme të organizuara optimalisht dhe hapsirave të gjelbra të jetueshme, duke krijuar një mjedis të harmonizuar për banorët dhe për ata që e përdorin. 

Me vendndodhje afër Pazarit te Ri, Sol Residence është projektuar me kujdes dhe profesionalizëm për të siguruar një përvojë të rehatshme, elegante dhe funksionale për investitorët dhe banorët.

- Ndërtesë banimi multifunksionale

- Qendër dinamike

- Sipërfaqe totale 10630 metra katrorë

- 2 kate nëntokë

- 11 kate mbi tokë

- Sipërfaqe të brendshme të organizuara optimalisht

- Hapësira të gjelbërta 

- Mjedis harmonic

- Lokacion Strategjik

- Pranë Pazarit të Ri

- Projektuar me kujdes dhe profesionalizëm

- Përvojë komode, elegante dhe funksionale

- Modularitet

- Stil modern

- Investim me vlerë të rritur

- Potencial zhvillimor i zonës

 

     Viva Complex me një arkitekturë elegante dhe një strukturë të balancuar, ndërtesa shtrihet në 10 kate mbi tokë, duke përfshirë 9 kate banimi, 1 kat me njësi shërbimi, si dhe 2 kate nëntokësore për parkim dhe facilitete. Lartësia e kateve në objekt do të jetë 3.23 m dhe lartësia e njësive të shërbimit do të jetë 5.5 m.

     

      Teknologjitë inovative, arkitektura e sofistikuar dhe materialet e markave më të mira të industrisë së ndërtimit, ndërthuren për të sjellë Viva Complex, një projekt rezidencial i pozicionuar në rrugën Javer Malo, në një zonë që është pjesë e masterplanit të Bashkisë së Tiranës, me qëllim rivitalizimin e kësaj zone dhe ofrimin e një ambjenti të përshtatshëm për një jetesë cilësore. 

          

 

      Art Residence është një projekt rezidencial modern i pozicionuar në rrugën "Shyqyri Ishmi", pranë Shkollës së Baletit dhe vetëm pak  minuta nga qendra e Tiranës, Art Residence përfaqëson një zhvillim rezidencial të klasit të lartë që sjell një vlerë të shtuar për zonën.

     

      Projektuar si një nga rezidencat më luksoze në qytet, Art Residence ofron standarde të larta ndërtimi dhe hapësira të dedikuara për komoditetin e përditshëm të banorëve. Arkitektura moderne harmonizohet me estetikën e zonës përreth, duke përfshirë elemente të  veçanta si harqet dhe materialet e lehta, të cilat i japin objektit një identitet të spikatur vizual.  

     

      Ky kompleks nuk është thjesht një ndërtesë banimi, por një interpretim i stilit, harmonisë dhe vlerave artistike në ndërtim. 

Çmimet

Marrja e çmimit prestigjioz “Shqiponja e Artë” përbën një moment të rëndësishëm dhe një nder të veçantë për kompaninë tonë, Klar. Ky çmim është një dëshmi e qartë e suksesit që kemi arritur falë përkushtimit të pandalshëm, punës së palodhur dhe investimeve strategjike që kemi realizuar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Ai përfaqëson jo vetëm një vlerësim të punës sonë, por edhe një reflektim të besimit që kemi ndërtuar me klientët, partnerët dhe komunitetin ndër vite.

 

Klar është angazhuar gjithmonë në zhvillimin e projekteve të mëdha me standarde të larta ndërtimi, duke vendosur inovacionin, qëndrueshmërinë dhe cilësinë në qendër të çdo iniciative. Çmimi “Shqiponja e Artë” vjen si një njohje për këto përpjekje dhe për ndikimin pozitiv që projektet tona kanë sjellë në infrastrukturën urbane dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

 

Ky vlerësim na motivon që të vazhdojmë të rrisim standardet, të zgjerojmë vizionin tonë dhe të sjellim ide të reja që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Për ne, “Shqiponja e Artë” është një simbol krenarie, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar të ndërtojmë me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj cilësisë.

Çfarë ofron

Klar shpk ofron projekte ambicioze, komplekse multifunksionale qe kane në thelb realizimin e një hapsire banimi me një cilësi të lartë jetese. Pas 20 vjetësh, mbi themelet tona ngrihen plot hijeshi 21 projekte të realizuara nga një ekip i konsoliduar me 150 profesionistë.

 

Pas gjithë kësaj kohe, vazhdojmë t’i kemi sytë nga e ardhmja. Ajo që ndërtojmë do të mbetet për shumë gjenerata, dhe jemi krenarë që jemi pjesë e zhvillimit të qyteteve në Shqipëri! Çdo gjë që bëjmë, krijohet duke patur në qendër të vëmendjes njeriun. Ne besojmë se krijojmë jo vetëm vende pune dhe shtëpi, por një të ardhme më të mirë për të gjithe.

Shërbime

Kompani e certifikuar ne fushen e projektimeve dhe ndertimeve
Kompani e certifikuar ne fushen e projektimeve dhe ndertimeve
Ndertim banesash, kompleksesh, rezidencash, pallatesh etj
Ndertim banesash, kompleksesh, rezidencash, pallatesh etj
Projekte ndertimi ne zhvillim
Projekte ndertimi ne zhvillim
Ndertime rezidenciale dhe komerciale
Ndertime rezidenciale dhe komerciale
Objekte te ndertimit te larte dhe ndertimit te ulet
Objekte te ndertimit te larte dhe ndertimit te ulet
Projektime ne fushen e ndertimeve civile
Projektime ne fushen e ndertimeve civile
Ndertime ekologjike te cilesise se larte
Ndertime ekologjike te cilesise se larte
Ndertime civile dhe vepra infrastrukturore
Ndertime civile dhe vepra infrastrukturore
Ndertime objektesh te klasit te larte dhe inovative
Ndertime objektesh te klasit te larte dhe inovative
Projektim, zbatim, ndertim
Projektim, zbatim, ndertim
Qendra komerciale, tregtare
Qendra komerciale, tregtare
Apartamente komode dhe cilesore
Apartamente komode dhe cilesore
Projekte civile dhe biznesi
Projekte civile dhe biznesi
Objekte rezidenciale
Objekte rezidenciale
Hapesira banimi me cilesi te larte jetese
Hapesira banimi me cilesi te larte jetese

Punë të kryera

MOZART, Rruga Dervish Hatixhe
MOZART, Rruga Dervish Hatixhe
LUXUR 1, Rruga Tefta Tashko Koco
LUXUR 1, Rruga Tefta Tashko Koco
LUXOR 2,Rruga Gjergj Legisi
LUXOR 2,Rruga Gjergj Legisi
SIXTEEN TOWER, Rruga Donika Kastrioti
SIXTEEN TOWER, Rruga Donika Kastrioti
POOL TOWER, Rruga Dritan Hoxha
POOL TOWER, Rruga Dritan Hoxha
AMORA, Rruga e Elbasanit
AMORA, Rruga e Elbasanit
LIBURNIA, Rruga Taulantia Durrës
LIBURNIA, Rruga Taulantia Durrës

Projekte

AURA, Rruga Dritan Hoxha
AURA, Rruga Dritan Hoxha
NOVUS, Rruga Karl Gega, Bulevardi i Ri
NOVUS, Rruga Karl Gega, Bulevardi i Ri
GARDENIA, Rruga Besim Imami
GARDENIA, Rruga Besim Imami
LUXOR 3, Rruga Tefta Tashko Koco
LUXOR 3, Rruga Tefta Tashko Koco
THE NEW BOULEVARD, Bulevardi i Ri
THE NEW BOULEVARD, Bulevardi i Ri
Viva Residence
Viva Residence

NEW BOULEVARD

ALUNA COMPLEX