
AED COLOR

Tirane 1: Rruga 29 Nentori, Mbikalimi i Kamzes, Tirane, Albania
Tirane 2:Rr. Egnatia, Kashar . Tirana Industrial Park, Magazina Nr.11
Vlore: Rr. Nacionale Vlore-Fier, Skrofotine, Vlore, Albania
kompanise
Përshkrimi
AED COLOR nisi rrugen e saj krijuese në 1993 me veprimtari importin dhe tregtimin e bojërave për sektorin e ndërtimit dhe të llakut të mobilieve. Në kushtet e vështira të tregut shqiptar që mbizotëronte në hapat e para të shoqërisë, AED Color vendosi objektiva afatgjatë duke arritur të jete sot shoqëria model në fushën e artikujve të ndërtimit, që nga hedhja e themeleve, izolimi, mbrojtja e deri te dekorimi.
Me më shumë se njëzetë vjet eksperiencë, në kërkim të produkteve të gjeneratës së re, si në materiale ndërtimi dhe në bojëra, kompania është në gjendje të ofrojë cilësi, shumë-llojshmëri dhe risi për të përmbushur të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Nga fillimi i vitit 2015, AED Color do të jetë shpërndarësi eksluziv edhe për rajonin e Ballkanit. Përmes magazinave në Vlorë dhe Tiranë, mbulon më shumë se 150 pika shitje (dyqane me pakicë). Kompania është e angazhuar të ofroje produkte dhe shërbime për një mjedis më të pastër dhe më të mirë.
Katalogu








