Secondary Adv

AION Home

 

Përshkrimi

Si distributori zyrtar i AION Innovations në Ballkan, ju ofrojmë teknologjinë më të avancuar smart me dizajn elegant, cilësi të shkëlqyer dhe performancë të garantuar — gjithçka e mbështetur me garanci 5-vjeçare.

 

Me AION Home, çdo hapësirë kthehet menjëherë në SMART.
Instalimi është i shpejtë, përdorimi i thjeshte dhe investimi plotësisht i arsyeshëm. Sistemi inovativ ju mundëson të kontrolloni ndriçimin, prizat, grilat dhe dyert me elektromotor direkt nga telefoni nëpërmjet aplikacionit AION Home. 

Çelësat inteligjentë AION zëvendësojnë ata tradicionalë në vetëm pak minuta, pa thyer mure dhe pa kabllo shtesë, duke përdorur të njëjtën infrastrukturë elektrike dhe duke ofruar funksionalitet smart pa kompromis në estetikë dhe dizajn— me standard cilësor të lartë dhe jetëgjatësi të provuar.

AION Home, Aion Albania

AION Home sjell kontroll të plotë edhe për pajisjet me telekomandë.

Me dekoderin Infra-Red, menaxhoni TV, kondicioner, sistemet audio, projektor dhe çdo pajisje tjetër me sinjal IR përmes një aplikacioni të vetëm "AION Home" . Zgjidhje e thjeshtë, e sigurt dhe tepër e besueshme, që e kthen çdo ambient në një hapësirë inteligjente me vetëm një prekje.

 

Pse të zgjidhni AION?

- Instalim pa ndërhyrje – Transformoni shtëpinë në SMART pa prishje muri, pa kabllo shtesë dhe pa komplikime.
- Integrim i menjëhershëm – Çelësat inteligjentë zëvendësojnë ata ekzistues dhe funksionojnë me të njëjtën infrastrukturë elektrike.
- Zgjidhje gjithëpërfshirëse – Kontroll i ndriçimit, prizave, grilave, dyerve me elektromotor, garazheve, TV-ve, kondicionerëve dhe pajisjeve me IR.
- Dizajn modern & premium – Çelësa elegantë me prekje dhe lidhje WiFi, të përshtatshëm për çdo ambient.
- Kontroll total nga telefoni – Menaxhoni shtëpinë kudo që ndodheni, ose përdorni komandat me prekje në çelës.
- Efikasitet energjie – Optimizim i konsumit dhe menaxhim më inteligjent i pajisjeve.
- Cilësi e provuar – Pajisje të besueshme, të ndërtuara me standard të lartë, të mbështetura me garanci 5-vjeçare.
- Automatizim i avancuar – Timer, rutina ditore, skenarë inteligjentë dhe kontrolle të personalizuara.
- Komandë zanore – Funksionon me Alexa dhe Google Home për një përvojë pa duar.
- Akses i menaxhuar – Ndaj kontrollin me familjen për siguri dhe komoditet të rritur.
- Suport i vazhdueshëm teknik – Ndihmë profesionale për çdo hap, nga instalimi deri te përdorimi i përditshëm.
- Përditësime të rregullta të aplikacionit – Aplikacioni AION Home përmirësohet vazhdimisht me funksione të reja dhe risi të fundit, pa kosto shtesë.

 

Çfarë ofron

Celesa Priza Nderprerese Smart per apartamente, vila

- Çelës/Ndërprerës për 1 komandë – Ndriçim, priza, etj.

- Çelës/Ndërprerës për 2 komanda të pavarura (zv dy çelësa klasikë) – Ndriçim, priza, etj.

- Çelës/Ndërprerës për grila/roleta, qepena, perde me electromotor, etj.

- Çelës/Ndërprerës për intensitetin e ndriçimit.

- Çelës/Ndërprerës me impuls (deviat) – Dyer me shina, garazhi, oborri, etj.

- Dekoder Universal Infra-Red për kontrollin e AC, TV, Sisteme Audio, Projektor, Humidifikator dhe ç’do pajisje tjetër që funksionon me telekomandë Infra-Red.

- Priza Schuko 2 modulare të linjës Btcino Matix.

- Priza Bivalente 1 modulare të linjës Btcino Matix

- Tapa fallco të linjës Btcino Matix.

- Korniza 3 modular të linjës Btcino Matix.

- Suport 2/3/4/6 modulare të linjës Btcino Matix.

*Ofrojmë të gjitha kornizat, çelësat, modularët dhe ngjyrat e linjës matix

AION Home, Aion Albania

Specifikimet teknike

ÇELËSAT

Celesa dhe Priza per smart home

Kategoria: Çelës/Ndërprerës
Përmasat: 4.3x4.5x2.2 cm 
Ngjyra çelësit: E bardhë/Zezë  
WIFI: IEEE 802.11 b/g/n 2.4GHz  
Hyrja: AC 100-240V 50/60Hz  
Dalja: 10A Ngarkesë Rezistuese  
- Automatizimi: Orar Automatizimi me Timer 
Kontrolli: Kontroll me prekje ; Kontroll me aplikacion (AION Home) ; Kontroll vokal (Alexa ose Google Home)  ; Ndarje kontrolli me familjen 

DEKODER IR

Paisje per smart home per tv, kondicioner, ndricim, grila.

Kategoria: IR Universal  
WIFI: IEEE 802.11 b/g/n 2.4GHz  
Hyrja: DC 5V me përdorim të USB Type C  
Rrezja: 10 metra  
Numri i pajisjeve: 10 telekomanda IR  
Frekuenca: 2412 - 2472 MHz
Automatizimi: Orar Automatizimi me Timer 
Kontrolli: Kontroll me prekje ; Kontroll me aplikacion (AION Home) ; Kontroll vokal (Alexa ose Google Home)  ; Ndarje kontrolli me familjen 

 

Çfarë mund të kontrolloni me AION Home?


- Ndriçim
- Priza
- Grila, perde, qepena me elektromotor
- Dyer të jashtme, oborri, garazhi
- Kondicioner, TV, Sisteme Audio dhe shumë pajisje të tjera që funksionojnë me telekomandë Infra-Red.
- Pajisje të ndryshme elektrike si bolier, ekspres kafeje, pompa uji, etj.

Katalogu

Katalog AION Home