Shfaq kontaktet
OSS Shpk
Shfaq kontaktet
Adresa 1: Lagja Pavaresia “Rruga Gjergj Arianiti” Vlorë, Albania
Adresa 2: Rruga “Vath Turja” 2001, Durrës Albania
kompanise
Përshkrimi

OSS sh.p.k. është një kompani shqiptare e liçencuar në fushën e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (HSE), me mbi 15 vite eksperiencë në mbështetjen e kompanive vendase dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, në sektorë si ndërtimi, industria e të gjitha llojeve përfshire dhe ajo ushqimore, energjia, transporti, prodhimi dhe shërbimet.
Ne ofrojmë më shumë sesa konsulencë teknike. OSS vepron si partner i jashtëm strategjik, duke trajnuar, udhëzuar dhe audituar si kompaninë, ashtu edhe stafin drejtues dhe operativ, në përmbushje të plotë të kërkesave ligjore shqiptare dhe standardeve ndërkombëtare HSE (Shëndeti dhe Siguria në punë).
Qëllimi ynë është i qartë: HSE (Shëndeti dhe Siguria në punë) të mos jetë barrë apo rrezik për kompaninë tuaj, por një proçes i menaxhuar plotësisht nga ne, në mënyrë që ju të fokusoheni në aktivitetin tuaj kryesor.
Moszbatimi korrekt i kërkesave të HSE në Shqipëri sjell pasoja serioze: gjoba të konsiderueshme, pezullim aktiviteti, përgjegjësi penale për drejtuesit, si dhe rrezik real për incidente dhe aksidente me pasoja njerëzore dhe financiare. Për kompanitë e huaja, këto rreziqe shumëfishohen për shkak të mosnjohjes së legjislacionit vendas dhe praktikave të inspektimit.
OSS sh.p.k. ofron një zgjidhje të integruar dhe të detyrueshme në praktikë, pasi bashkëpunimi me struktura të specializuara HSE(Shëndeti dhe Siguria në punë) është mënyra më e sigurt për të garantuar përputhshmëri ligjore, mbrojtje të drejtuesve dhe vazhdimësi biznesi.

Çfarë ofron
• Konsulencë dhe menaxhim të plotë HSE sipas legjislacionit shqiptar
• Trajnim dhe çertifikim të stafit dhe strukturave drejtuese
• Auditimin e zbatimit të detyrimeve HSE
• Përgatitje e dokumentacionit të Sigurisë sipas kërkesave ligjore dhe normativave ndërkombëtare
• Ngritje e një sistemi menaxhimi të plotë të sigurise sipas standarteve të huaja.
• Mjekësi pune, nga mjek pune i liçensuar
• Pajisje mbrojtëse individuale dhe kolektive,
• Sinjalistikë e pasur për çdo biznes
• Plane Evakuimi për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësive natyrore
• Tregetim i fikseve te zjarrit dhe kolaudim
• Monitorim dhe menaxhim i sistemeve mjedisore nga ekspert mjedisi.
• Raportimin e gjurmës së karbonit dhe CBAM (Carbon Border Adjustment Mechanism) për bizneset eksportuese drejt Bashkimit Europian
OSS operon në të gjithë territorin Shqiptar, duke garantuar prezencë në terren edhe në zona ku kompani të tjera nuk ofrojnë shërbim. Ky është një nga diferencuesit tanë kryesorë si partner afatgjatë.

Trajnimet
• Trajnim/Certifikim Personi i Ngarkuar Përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për Rriskun e Lartë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010, neni 5, pika 15; neni 7, pika 2,C ; pika 3;pika 4).
• Trajnim/Certifikim per Koordinatorin e Sigurise (VKM nr 312 dt.05/05/2010, neni 4, neni5,neni 10)
• Trajnim/Certifikim për Përfaqësuesin e Punëtorëve për Sigurinë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010 , neni 5, pika 14 ; nenil9)
• Trajnim/Certifikim për Personin Përgjegjës për Rrezikun Elektrik (VKM. nr. 312 dt 05/05/2010 aneksi IV)
• Trajnim/Certifikim i Ndihmës së Parë (Ligji 10 237 dt 18/02/2010 , neni 8)
• Trajnimi për Menaxhimin e Emergjencave (Ligji 10 237 dt 18/02/2010).
• Trajnim/Certifikim për punëtorët në montimit / Cmontim / transformim te skelave skeleri (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II , pika 5;6).
• Trajnim/Certifikim dhe formim të punonjësve për punë në lartësi , dhe përdorimi i P.M.I -ve për mbrojtjen nga rënia nga lartësia (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
• Trajnim/Certifikim dhe formim për punëtorët për rrezikun e ekspozimit ndaj zhurmës , dhe përdorimi P.M.I -ve për mbrojtjen e dëgjimit (VKM nr.842, dt. 03/12/2014).
• Trajnim/Certifikim për përdorimin e platformave lëvizëse për punime në lartësi, që veprojnë me dhe pa stabilizues (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
• Trajnim/Certifikim për përdorimin e Autovinxh dhe Vinxh mbi Kamjon (HIAB) (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 8).
• Trajnim/Certifikim për kualifikimin e operatorëve për përdorimin e Vinxh Kulle (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 9).
• Trajnim/Certifikim për për përdorimin e ngarkuesëve ballor vetëlëvizës Piruna Foklift (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni II,pika 7).
• Trajnim/Certifikim për kualifikimin e operatorëve për përdorimin e Vinxhave të lëvizshëm (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni IL,pika8).
• Trajnim/Certifikim për për përdorimin e Makinerive per nderhyrje nentoke (Earth Moving Machines E.M.M) “Eskavator me kah hidraulik / fadroma / makina ngarkuese / pompa betoni (V.K.M 312 dt 05/05/2010 aneksi IV, seksioni ILpika 8).
• Trajnime për Agroturizem, Hoteleri, Restorante dhe riskun në kuzhina gatimi
• Trajnime për Servise makinash dhe punime mekanike
• Trajnime për punime me Saldim
• Trajnime për shpërthime me eksploziv në karriera gurore
• Trajnime për përdorimin e veglave të dorës dhe ato me energji
• Trajnime për punime në hapsira të kufizuara
• Trajnime për mbrojtjen nga gazi H2S

15 vite eksperience
Te OSS, jemi krenarë që qëndrojmë si një lider i besuar në fushën e shërbimeve të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit (HSE) në Shqipëri.
Me mbi 15 vite eksperience të provuar, kemi ofruar vazhdimisht zgjidhje thelbësore HSE për industritë kryesore, duke ofruar siguri, përputhshmëri me rregulloret dhe qëndrueshmëri në çdo fazë të operimit.
Udhëtimi ynë është formësuar nga pasioni për mbrojtjen e jetëve, përkushtimi ndaj integritetit rregullator dhe angazhimi për të mbështetur bizneset në ndërtimin e mjediseve të punës më të sigurta dhe më elastike.
Falë ekspertizës sonë të thellë teknike, vizionit strategjik dhe profesionalizmit të palëkundur, OSS është bërë një partner i vlerësuar për disa nga projektet më të mëdha dhe më komplekse në vend.
Shërbime

Auditimin i zbatimit te detyrimeve HSE

Certifikime per HSE

Kompani per sigurim teknik te punonjesve

Konsulence dhe menaxhim HSE sipas legjislacionit shqiptar

Konsulence dhe menaxhim HSE

Ngritje e nje sistemi menaxhimi te plote te sigurise sipas standarteve te huaja

Pergatitje e dokumentacionit te Sigurise ne pune

Plane Evakuimi dhe sinjalistike

Plane organizimi per oficinat

Sigurim teknik i punonjesve ne ndertim
Trajnim dhe Certifikim per perdorimin e Autovinxha dhe Vinxh mbi Kamjon (HIAB)

Trajnim Certifikim per kualifikimin e operatoreve per pedorimin e Vinxha Kulle
Trajnim Certifikim per perdorimin e ngarkueseve ballor vetelevizes Piruna Foklift

Trajnim Certifikim per perdorimin e platformave levizese per punime ne lartesi

Trajnim dhe Certifikim dhe formim per punetoret per rrezikun e ekspozimit ndaj zhurmave

Trajnim dhe Certifikim i ndihmes se pare ne ambjentet e punes
Trajnim dhe certifikim i stafit

Trajnim dhe Certifikim per kualifikimin e operatoreve per perdorimin e Vinxhave te levizshem

Trajnim dhe Certifikim per perdorimin e makinerive per nderhyrje nentoke

Trajnim dhe Certifikim per perdorimin e Makinerive te renda ne ndertim

Trajnim dhe Certifikim per shendetin dhe sigurine ne pune

Trajnime per HSE

Trajnime per mbrojtjen nga zjarri

Trajnimi per menaxhimin e Emergjencave

Trajnime punonjesish per punimet me lartesi




