Shfaq kontaktet
Recruit Albania Group
Shfaq kontaktet
Adresa:Rruga Gjin Bue Shpata, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi

Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim.
Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut vendas. Përveç ofrimit të stafit të duhur, Recruit Albania Group merr përsipër gjithashtu realizimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke siguruar që çdo hap të jetë në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Çfarë ofron

Recruit Albania Group e bën procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të huaj sa më të thjeshtë dhe të sigurt për biznesin tuaj. Recruit Albania Group është partneri juaj i besueshëm për ndihmën në plotësimin e nevojave të burimeve njerëzore.
- Përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit të biznesit dhe punonjësve
- Aplikimin për leje unike dhe viza
- Nxjerrjen e lejes provizore pas mbërritjes së punonjësve në Shqipëri
- Pagesën e tarifave shtetërore në emër të biznesit
- Noterizimin dhe legalizimin e dokumenteve të nevojshme.
Kategoritë kryesore të punësimit

Kompania Recruit Albania ju mundëson gjetjen e specialistëve më të mirë në treg për profesionet që keni nevojë ju apo biznesi juaj. Recruit Albania nuk është thjeshtë një kompani shërbimi, por partner në rritjen e biznesit tuaj.
Hoteleri
Menaxher Hoteli, Menaxher Restoranti, Recepsioni (Front Office), Mirëmbajtës, Sanitare, Punonjëse në lavanderi, Kamerier, Ndihmës Kamerieri , Banakier,Barist, Kryekuzhinier (Shef Kuzhine),Ndihmës Kuzhinier, Pjatalarës,Pritës / Pritëse (Host/Hostess)
NdërtimPozicione administrative, Instalimet elektrike, Instalimet hidraulike, Fasadat e xhamit, Fasadat e metalit, Pllakat, Parketet, Gipset, Bojen, Montues e ashensori, Inxhinier ndertimi, Punetore skele, Punetor ndertimi, Bojaxhi, Armature, Murator, Eskavatorist, Vincier, Manovrator, Shofer.
Industri
Minator, Mekanik, Mekatronik, Saldator, Frezues, Montues skele, Pompist nafte, Operator tranxhe, Operator prese, Pirunist, Operator i makinerive bujqësore, Shpues nafte, Elektriçist, Hidraulik, Punëtor duralumini, Punëtor metarlugjiku, Operator vinçi metalurgjik, Prodhues çeliku, Manovrator, Tornitor/zmusier, Kamionist.
Prodhim
Agronom, Bujk, Roje, Çoban, Mjelës, Konservues peshku, Punëtor peshkimi, Kapiten peshkarexheje, Punëtor krahu, Pastiçier, Pastrues peshku, Vjelës, Stalljer.
Fasoneri
Stilist, Këpucar, Operator qepje, Montues këpucësh, Paketues, Elektriçist, Pirunist, Mekatronik, Operator prese.
Industri e lehtë dhe te renda
Inxhinier prodhimi, Inxhinier CNC, Elektricist, Manovrator, Saldator, Hidraulik, Montator, Karpentier, Specialist prodhimi (alumin, plastik, etj), Specialist mermeri, Specialist gipsi, Bojaxhi, Marangoz, Tapicier, Punëtor magazine, Punëtor krahu.
Telekomunikacion
Operator telefonik, Shërbim telefoni, Operator interneti, Inxhinier fibre optike, Menaxhues web/dizajner, Projektue sistem IT.




