Secondary Adv

2D Diamond

 

Përshkrimi

2D Diamond, me përvojën e saj të pasur dhe qasjen inovative, është një lider në ofrimin e produkteve me cilësi të lartë për profilet dekorative të aluminit, inoksit, fugat e nivelimit dhe produkte të tjera ndërtimi.

 

Ne ofrojme distribucionin e këtyre produkteve në të gjithë Shqipërinë përmes një rrjeti të gjerë klientesh. Angazhimi ynë për të ofruar produktet me cilesore, rezistente dhe me modelet e fundit na ka ndihmuar të fitojmë një pozicion të respektuar në këtë sektor, duke e bërë 2D Diamond zgjedhjen ideale për klientët tanë.

Cilësi dhe Qëndrueshmëri 

Në 2D Diamond, ne vendosim cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve tona në qendër të çdo aktiviteti. Profilet dekorative prej alumini dhe inoksi, së bashku me produktet e tjera, janë perzgjedhur për t'u ofruar besueshmëri dhe jetëgjatësi, duke përmbushur standardet më të larta të industrisë.

 

Qasje me Fokus te Klienti

Kënaqësia e klientëve është prioriteti ynë kryesor. Ne adoptojmë një qasje profesionale për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u ofruar zgjidhjet më efektive. Jemi gjithmonë të gatshëm t’i mbështesim dhe t’u ofrojmë një shërbim të shpejtë e të besueshëm.

 

Inovacion dhe Zhvillim

Ne e ndjekim me vëmendje tregun dhe jemi të përkushtuar për të zgjeruar vazhdimisht gamën tonë të produkteve. Ky angazhim na mundëson të përmirësojmë performancën e tyre dhe t’u ofrojmë klientëve vlera të reja.

 

Vizioni dhe Misioni

Në 2D Diamond, synimi ynë është të ofrojmë produkte të klasit të parë për klientët tanë në Shqipëri dhe rajon, duke ruajtur një pozicion udhëheqës në industri. Misioni ynë është të vazhdojmë inovimin dhe të ofrojmë zgjidhje që përmbushin nevojat e klientëve, duke garantuar gjithmonë cilësinë.

Çfarë ofron

1. KËNDORE PLLAKASH
KJ Super Cilësor
KJ Cilësor (pa dhëmb, me ndarje)
KJ Ekonomik & Ekonomik me dhëmb
KJ Katror Cilësor
KJ Çift & Çift Katror
Ele Muri
KJ Gjysmë Hëne
Kënd i Brendshëm
Ele 10x22
Bashkues me vidë
Profil T
Disnivel Z
Fundor Pllake

2. KËNDORE SHKALLE
Katror Çift, Hark, Klasik
Profil F, Profil Ç
Profil F Katror
Ele 22x38
Profil me gominë

3. KËNDORE PARKETI
Bashkues me vidë
Lama
Disnivel Cilësor, Ekonomik
Profil T, Profil K
Ele 22x10
Fundor Parketi U
Z Shkalle


4. KËNDORE INOKSI
KJ Katror
KJ Hark
Fundor
Ele
Profil Shkalle
Profil T
Bordurë Lisho, Versace, me kristale

5. PROFILE TË TJERA
Bymimi Plastike 9x8, 10/12
Bymimi Metalike
Sizmike nën pllakë, mbi pllakë
Ele sizmike 50x100
Skotija
Profil Tarace
Blindues

6. SISTEME NIVELIMI
Kryqe 2D, me vidë
Pyka
Pinca metalike
Rrotulluese

7. PROFILE LED
Led 7x22, 12x18
Led 18x18 trekëndësh
Led 15x35 i fshehtë
Led 15, 20, 30, 50
Led 12x24, 10x14, 10x18

8. PILETA DUSHI

9. MATERIALE NDËRTIMI
Upa Plastike Polisteroli & me Gozhdë
Metalike
Këndore me rrjetë
Profil Fuga
Këndore Metalike Suvatimi

Katalogu

Katalog 2D Diamond