Shfaq kontaktet
ALCA Sh.p.k
Shfaq kontaktet
Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, Km 11, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi

ALCA Sh.p.k. eshte nje kontraktor i specializuar ne projektim, inxhinieri, prodhim dhe instalim te sistemeve komplekse te fasadave. E themeluar ne Tirane ne vitin 2001, kompania eshte zhvilluar ne nje nga specialistet kryesore te fasadave ne rajon, duke realizuar projekte ne Shqiperi dhe ne Europe.
Puna jone fokusohet ne fasada arkitektonike me kerkesa te larta teknike, ku saktesia, koordinimi dhe cilesia e zbatimit jane thelbesore. Duke integruar inxhinierine, prodhimin dhe instalimin brenda nje strukture te vetme, sigurojme kontroll te plote mbi cdo faze te procesit - nga zhvillimi fillestar deri ne dorezimin ne kantier.
Prej me shume se 25 vjet, ALCA bashkepunon me zhvillues dhe arkitekte nderkombetare ne projekte qe kontribuojne ne formimin e siluetes urbane te qyteteve ne rritje. Cdo projekt trajtohet me qasje te forte teknike, planifikim te kujdesshem dhe kapacitet operacional per te kthyer koncepte komplekse arkitektonike ne zgjidhje reale dhe te qendrueshme.
Misioni
Misioni yne eshte te krijojme struktura ikonike qe reflektojne inovacion, saktesi dhe cilesi. Udheheqim me eksperience dhe perkushtim ndaj ekselences, me synimin per te kontribuar ne zhvillimin e qyteteve te se ardhmes.

MODELI I BISNEZIT
Ne ALCA, menaxhojme te gjithe procesin permes nje qasjeje te integruar qe lidh zhvillimin e projektimit, inxhinierine teknike, prodhimin dhe instalimin. Kjo menyre pune na lejon te kontrollojme cilesine, te optimizojme afatet dhe te menaxhojme me efikasitet kompleksitetin teknik te arkitektures bashkekohore.
Ekipet tona punojne ngushte me arkitekte, konsulente, kontraktore dhe furnitore ne cdo faze te projektit — duke siguruar qe cdo sistem fasade te jete teknikisht i qendrueshem, i realizueshem dhe i dorezuar sipas kerkesave te performances dhe afateve.
· Konsulence: Mbeshtetje teknike qe ne fazat e para te projektit
· Projektim: Zhvillim i detajuar i sistemit te fasades
· Mock-up dhe testime: Verifikim i estetikes, funksionalitetit dhe performances
· Prodhim: Fabrikim me saktesi te larte dhe kontroll i vazhdueshem i cilesise
· Logjistike: Koordinim i paketimit, transportit dhe dorezimeve ne kantier
· Instalim: Zbatim i kontrolluar nga ekipe me eksperience ne kantier
· Mbeshtetje pas dorezimit: Inspektime, mirembajtje dhe nderhyrje teknike sipas nevojes
Çfarë ofron
Ne projektojme, inxhinierojme, prodhojme dhe instalojme sisteme fasade te integruara, te pershtatura sipas vizionit arkitekturor dhe kerkesave te performances se cdo projekti. Qasja jone kombinon zhvillimin teknik brenda kompanise, prodhimin me saktesi te larte dhe zbatimin ne kantier, per te realizuar sisteme fasade me performance te larte per cdo tipologji ndertese — rezidenciale, komerciale, me funksion te perzier dhe publike.
· Fasada xhami
· Fasada te ventiluara
· Skylight
· Fasada “Double Skin”
· Dyere dhe dritare
· Hijezues
ALCA eshte partneri ekskluziv i METRA S.p.A. ne tregun shqiptar — i vetmi operator i autorizuar per sistemet e tyre te aluminit ne vend. Njekohesisht, kompania bashkepunon me furnitore nderkombetare te sistemeve, duke pershtatur zgjidhjet sipas kerkesave specifike te cdo projekti.

Shërbime

Dyer dhe Dritare

Fasada Double Skin

Fasada te Ventiluara

Fasada Xhami

Hijezues

Skylight
Punë të kryera

Ekspozita Building

Tirana Rock

Galeria Kombëtare e Arteve

Vertical Forest

Toptani Shopping Center

Lake View Residences

ABA Business Center

Salillari Residences

Ring Center

Millenium Building

A.N.T.A Tirana Airport

Investim Konstruksion Grapshi

Algrafika HQS

Hotel Xheko Imperial

Vila Antonela

Hotel Chic

Hotel Butrinti

Halili Complex

Zyrat e ALCA Sh.p.k

Costa Container Lines HQs
Partner

Cmime
International Design Award International Design Award
METRA 2025 METRA 2013

International Design Award
METRA 2008





k.jpg)