Shfaq kontaktet
Master Shef
Shfaq kontaktet
Adresa: Kompleksi i kapanoneve DAKO, tek mbikalimi i Fllakës, Autostrada Durrës-Tiranë, Km 7, Albania
kompanise
Përshkrimi

Master Shef sh.p.k është një kompani private e specializuar në projektimin, prodhimin dhe furnizimin e strukturave metalike inox për industrinë HORECA, kimike dhe mjekësore. Gjithashtu, Master Shef zë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar në furnizimin me pajisje industriale në fushën e hotelierisë, si restorante, bare, hotele, laboratorë prodhimi për pastiçeri, furra buke, përpunim sallamesh, si dhe enë kuzhine dhe bari. Vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë është zgjeruar edhe në vendet fqinje, si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Kompania është themeluar në vitin 2011. Që prej asaj kohe, ajo është zhvilluar vazhdimisht falë punës së palodhur, cilësisë, profesionalizmit dhe korrektësisë. Sot, kompania disponon një sipërfaqe toke prej rreth 4,000 m², si dhe kapacitete me zyra dhe impiante të ndryshme pune me një sipërfaqe prej rreth 2,000 m², të pajisura me showroom, studio projektimi, fabrikë etj.
Ne kemi infrastrukturë të zhvilluar dhe disponojmë pajisje të specializuara me makineri CNC për përpunimin e çelikut inox, si: makina prerëse me lazer, makina prerëse plazma (modeli HD), tranxha prerëse, piegatrice, CNC, aparate CNC Press Brake, torno, freza etj. Kompania përbëhet nga një staf i kualifikuar me mbi 15 punonjës, përfshirë arkitekte, inxhinierë dhe teknikë që mbulojnë fushat elektrike, mekanike dhe hidraulike.
Vitet e fundit, kompania jonë ka aplikuar vazhdimisht për t’u pajisur me certifikata ISO dhe RINA, me synimin për të filluar marrjen e certifikatës CE për disa prej produkteve tona. Ne jemi anëtarë të Master Chef International Software, lider në dizajn, projektim 3D dhe animacion. Aktualisht, bashkëpunojmë me disa nga kompanitë lider evropiane dhe jemi përfaqësues ekskluzivë të tyre në tregun shqiptar.

Çfarë ofron

Master Shef ofron për ju, bizneset dhe projektet tuaja, arredime totale për bare dhe restorante, të pajisura me të gjitha pajisjet profesionale të nevojshme, të cilat përmbushin kërkesat tuaja dhe ju shërbejnë me efikasitet, duke garantuar kënaqësi maksimale.
Master Shef ofron:
Asistencë teknike, riparime, garanci dhe projektime totale për restorante, pastiçeri, lokale, fast food, furra buke, dyqane mishi, bylmeti etj.;
- Banakë bari;
- Dhoma frigoriferike;
- Pajisje për furra buke, pastiçeri dhe piceri;
- Lavanteri dhe lavastovilje;
- Artikuj të imët (pjata, lugë, pirunj, thika, tiganë, lopata pice);
- Rafte me veshje druri dhe çdo pajisje tjetër, si frigoriferë, mbajtëse vere, banakë etj.
Përse të zgjidhni Master Shef?
- Eksperiencë mbi 10 vite në treg;
- Infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuar;
- Produkte të certifikuara dhe të standardizuara;
- Partneritet me marka të njohura evropiane.

Makineritë tona
- Makina prerëse me lazer
- Makina prerëse plazma (modeli HD)
- Tranchë prerëse dhe piegatrice CNC
- Aparatet CNC
- Prese Brake Torno
- Freze
- Pajisje të tjera të specializuara.
Kapacitetet Teknike
Master Shef disponon një infrastrukturë të avancuar me pajisje dhe makineri të teknologjisë së lartë, të specializuara për përpunimin e çelikut inox. Sot, kompania operon në një sipërfaqe prej rreth 4000 m², me ambiente të specializuara që përfshijnë showroom, studio projektimi dhe fabrikë prodhimi, me një hapësirë prej 2000 m².

Shërbime

Zgara per restorante

Autoklava gastronomike elektrike

Bango frigoriferike ngrirese dhe freskuese

Bango pune

Banjo mari gaz, elektrike

Baza frigoriferike

Braziere profesionale

Dollape inoksi

Fitpan Multicooker

Frigorifera kollone ngrires dhe freskues

Friteza elektrike dhe me gaz

Furra me gaz ose elektrike

Larese pjatash dhe enesh per kuzhina restorantesh

Lavamane Inoksi

Lavastovilje profesionale

Soba profesionale gazi, elektrike

Vatra elektrike me induksion

Zierese makaronash gaz dhe elektrike

Autoklava profesionale me gaz

Rafte inoksi me porosi
Punë të kryera

Arredim total ne Stadiumin Loro Borici
Arredim total per lokal

Avea Bar Restaurant

Banak self service tek ETC

Bar restorant Murrizi Kavaje

Furre buke dhe pasticeri

Hotel Bonita

Jogurteri, Ring Center

Pazari Ri

Season Tirana

Segafredo

Self servis tek Ring center

Shijak

Tapas Bar

Tirana Ring Center

Vila Juli, Golem

Arena, bakery

Banak inox indrustrial dhe veshje banaku

Durazzo Bar, Arredim total

Kuzhina self-service realizuar ne Tirane

Vitrina pasticerie dhe vitrina akulloresh

Arredim industrial per pasticeri, Pelikani

Arredim me paisje industriale per Hotel Nimfa

Banak Freskues + Arredim

Furnizim me pajisje per Furra Buke

Hotel Ferrara Durres

Projekt Pune nga Master Shef

Furre Buke, zbatim projekti

Furre Buke, Pasticeri Asia

Pasticeri Ishulli Durres

Bujtina Gle Alb ne Dukaj, Tepelene

Healthy Gaya Tirane

Laborator-Dyqan mishi Dos Toros Fier

LAmuse Durres

Paninoteke Prishtine

Pascucci Station Durres

Agroturizem Ndryshe

Bar Univers, Shkozet

Diamma Resort, Golem

Emerald Center, Tirane

Fish Shop Golem

Furre Buke Thaci, Tirane

La Coco Pastry

Maja Restaurant, Linze

Paisje profesionale kuzhine, kompletim restoranti

Restorant i ri ne Astir, Tirane

Kompletim furre buke, Bakery House

L'Amuse Durres

Restorant Rimini Durres

Vila 78 Tirane

ASHRAF 3

Belmondo Hotel USLUGA Group

Blue Marine Hotel

Diama Resort

Duna Seafood Restaurant

ETER Hotel Spa, Mali i Robit

Harmonia Hotel Durres

Hotel Mediterrane, Sarande

Kompleksi Turistik Lura

Latitude Tirana

Mado Restaurant

Markata e Peshkut

Pastarella Rruga Taulantia Durres

Regina Resort, Vlore

Shpiragu Restorant

Uma

Umami Beach Karpen

Usluga Hotel and Spa Resort

Kolaveri Resort

Hotel Dy Kitarrat, Durres

Kompleks Kalaja, Kavaje

Hotel VIVAS
Partnere













Certifikime
Në vitet e fundit, Master Shef ka investuar në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të produkteve të saj, duke aplikuar për certifikata ISO dhe RINA. Po ashtu, kompania ka synimin të pajiset me certifikatë CE. Jemi krenarë të jemi anëtarë të Master Chef International Software, një lider në dizajnin, projektimin 3D & animacionin industrial.




