
LED shop

Adresa:"Blv. Gjergj Fishta, pranë urës së Ish NSHRAK", Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Departamenti i Ndriçimit LED Shop, pjesë e kompanisë Brotech Brands, ofron që prej vitit 2012 në tregun shqiptar brandet më cilësore të teknologjisë inovative të ndriçimit LED. Duke parë përparësitë dhe avantazhet që ofron kjo teknologji përkundrejt ndriçuesve të tjerë si dhe mundësinë e aplikimit të kësaj teknologjie në çdo lloj ambienti familjar, tregtar apo industrial, ne kemi vazhduar të zgjerojmë aktivitetin duke shtuar gjithnjë shumëllojshmërinë e shërbimeve dhe produkteve LED. Ekipi i kualifikuar dhe profesional i LED Shop, komunikon drejtpërdrejtë me konsumatorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar konsulencën e duhur, projektin e ndriçimit dhe asistencën teknike, në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje sa më profesionale dhe optimale. Brandet tona përfshijnë një gamë të gjerë produktesh LED si: spote, abazhurë, prozhektorë, shirita LED, llamba për zyra dhe shtëpi, ndriçuesa LED për karburante, ndriçuesa LED rrugor dhe industrial, ndriçuesa për lulishte, komanduesa të cilët mundësojnë ndryshimin e ngjyrës së ambientit sipas dëshirës, si edhe ekrane full color dhe reklama elektronike LED.
Vlen për t'u theksuar fakti se investimi për të zëvendësuar ndriçimet e vjetra me ato LED nuk është aspak "shpenzim" por "kursim" i sigurt dhe i shpejtë, pasi brenda një viti ju kurseni energji më shumë se sa vlera e blerjes së këtij produkti. Ne shohim gjithmonë përpara për t'ju shërbyer ju dhe biznesit tuaj, aq sa gjithmonë themi: LED Shop "Zgjidhja juaj e ndriçimit!"
Vizioni: Të bëhemi kompania më e specializuar në ofrimin e teknologjisë LED.
Misioni: T’i ofrojmë shoqërisë përfitime reale nëpërmjet inovacionit, risive dhe zhvillimit njerëzor.
Vlerat: Respekt, Integritet, Diferencë, Shërbim Cilësor, Pasion të arrijmë të pamundurën!
Çfarë ofron
LED në Dyqane, Bar Restorante
Zgjidhjet tona LED janë të përshtatshme në mënyrë unike për dyqanet dhe ju ofrojnë skenën e duhur për çdo rast. Ndriçimi LED mund të nxjerrë në pah produktet, të shtojë interesin, por gjithashtu mund të reflektojë humor, duke ndihmuar për të krijuar ambientin e veçantë dhe unik.
LED në Shtëpi, Zyra
Ambienti i zyrave po ndryshon me shpejtësi jetën e njerëzve. Ndriçimi LED ndihmon në këto ndryshime. Përdorimi i ngjyrave, shumëllojshmëria e formave, efektet dinamike në intensitet dhe drejtim. Në krye të kësaj, LED sjell kursim të madh të energjisë.
LED në Spitale, Hotele, Bare
Hoteleria është një nga sektorët që i nevojitet më shumë kursimi i energjisë. Sot, teknologjia LED mban potencial të jashtëzakonshëm për të kursyer energji në shkallë globale. Llambat LED kanë vendosur standarde të reja në intensitet, cilësi dhe fluks ndriçimi.
LED në hapësirat e jashtme
LED ofrojnë një model të pashembullt në ndriçimin e mjedisit tonë urban në një mënyrë emocionuese dhe praktike. Ndriçuesit janë tepër të përshtatshëm, duke iu rezistuar kushteve të jashtme atmosferike dhe duke siguruar një ndriçim të magjishëm për festat publike. E gjithë kjo me një konsumim të ulët të energjisë.
LED në Industri
Ndriçimet LED i kanë ardhur në ndihmë ambienteve të fabrikave në industri. Tavanet super të larta e bëjnë mirëmbajtjen ose zëvendësimin e llambave shumë të kushtueshëm. Gjithashtu kubatura shumë e madhe në fabrika kërkon një ndriçim shumë të fuqishëm. Zgjidhjet LED ndihmojnë për të kaluar këto sfida.
Shërbime

Strip LED

Llamba LED

Spote LED

Panele LED

Track Light LED

Bazamente Murale LED

Bazamente me Llambe Spoti

Abazhur LED
Abazhure LED
Prozhektore LED

Bazamente ndricues te varur

Ndricues Mural LED

Abazhura LED

Bazament Mural

Ndricues Rrugor LED

Ndricues lulishte

Bazament Track Light

Ndricues Karburanti LED

Module LED

Monitor LED
Panele Diellore

Projektim

Instalim

Konsulence
Katalogu

Punë të kryera

Hotel Tirana

Lux Optika

Karburant Kastrati

Baste Live

Victoria Invest

Kancelari Infiniti

Fish House

Ambasador 3

Zgara Korcarka

The House

Easy Bar

Globe

Bar New Bridge

Biblioteka Musine Kokalari

Yogurteria Toptani Center

Alesio Lounge Bar





Ambjent i ndricuar nga Led Shop

Ambjent me strip Led

Ambjenti i ndricuar me strip Led

Imperial Casino

Leo Lux Optika

Leo Zgara Korcarka

Lloto II

Ndricim ambjenti me panele LED

Nova Bar

OptikaLux_Panorama1

Totem Karburanti me LED

Victoria Invest

Zyrat e FM Reklama

Ndricim total apartamenti

Ndricimi i dyqaneve Comodita Home

Supermarket ne Kavaje

Tally Weijl

Apartament Tirane

Ndricim apartamenti

Ndricues per dhoma gjumi

Ndricim per dhome gjume

Ndricues rafti per dekor zyre

Shirit led per ndricim te jashtem

Shirit led per ndricimin e shkalleve

Ndricim per dhome ndjenje

Shine magnetike per apartament

Shine magnetike per sallon
Spot tavanor
Partnere
Video
Led Shop Tirana është një kompani që ofron prej mëse dy vitesh në tregun shqiptar brandet më cilësore dhe inovative të teknologjisë më të ndricimit LED shop shpk,Led Shop Albania