
Fork Lift Albania

Adresa: Pranë Klinikës së syve Uzllova, Yrshek Kashar në Autostradë Tiranë –Durrës, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
FORK–LIFT ALBANIA është krijuar më 18 Shkurt 2009 duke filluar aktivitetin e saj si person fizik, krijuar dhe ideuar për funksionimin e saj nga Z.Bashkim MADANI, i cili është specializuar në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj në Itali. Si rezultat i punës së vazhdueshme, kompania është rritur duke ju ofruar tipe të pirunjëve të ndryshëm, mbështetje teknike pas shitjes së tyre, transpaleta, pirunj me qera, bateri, pjesë këmbimi të ndryshme, një mbështetje teknike ndaj klientëve tanë të cilët janë potencial në tregun shqiptar. Fork Lift Albania eshte oficine e autorizuar nga Califano & OM Still.
Që nga krijimi i kompanisë, qëllimi fillestar ka qënë ofrimi i shërbimit të riparimit të pirunjëve klientëve ne zonën e Tiranës. Me kalimin e kohës duke parë nevojat e tregut dhe te kompanive gjithmone dhe më shumë për mjete të specializuara, siç janë pirunjtë, ne kemi ofruar edhe shitjen dhe dhënien e tyre me qera dhe ofrimin e shërbimit tonë në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Shitja e produkteve tona shoqërohet me mbështetje teknike dhe garanci të tyre sipas llojit të produktit apo shërbimit.
Çfarë ofron
Kompania FORK–LIFT ALBANIA është përfaqësues ekskluziv i CESAB për Shqipërinë për pirunj të rinj. Tregton dhe shet priunj të ndryshëm. FORK–LIFT ALBANIA është një servis universal për të gjitha markat më të njohura.
• Pirunj me nafte
• Pirunj me gas (GPL)
• Pirunj elektrik
• Bateri tracioni
• Transpaleta elektrike
• Transpaletë manuale
• Dhënie me qera e pirunjëve
• Pjese këmbimi të ndryshme të standarteve të Komunitetit Europian.
Meqënëse pirunjtë janë mjete teknike të pazëvendësueshme për kompanitë që kanë mallra për tu lëvizur në magazina dhe materiale të shumta ne perpiqemi që tu ofrojmë sherbimin në një kohë rekord që të mos pengohen në punën e tyre dhe me çmime konkuruese. Në ofrimin e shërbimeve kompania ka në dispozicion të gjitha mjetet lëvizese si 3 mjete, një autoveturë dhe 2 furgonë të pajisur me ofiçine lëvizëse dhe një karrotrec për transportimin e pirunjve në rast se defekti nuk mund të riparohet në ambientet e klientit.
Shërbime

Sherbime me karrotrec per pirunj

Piruna te perdorur dhe piruna me qera

Riparime pirunash

Transpaleta per magazinim

Servis pirunash

Pjese kembimi per pirunj

Oficine e autorizuar OM Still

Pjese kembimi per Piruna Still, OM, Cesab

Piruna me qera Still

Piruna me gaz Still

Pjese nderrimi per piruna

Piruna elektrik Linde Frontal Disel

Piruna elektrik per pesha te renda

Piruna elektrik te balancuar me 3 rrota

Piruna ne shitje

Piruna Linde Diezel

Piruna me qera

Shitje pirunash

Transpaleta elektrike per magazina

Bateri tracioni e markes Enexa

Bateri piruni Ital-Gjermane Enexa Exide

Goma per pirune STILL

Kuzhineta piruni

Pompa uji per pirune Toyota

Piruna retratile elektrik. FMX 14-16-18-20 kv
Partnere


