Secondary Adv

Kaleshi@ shpk

 

Përshkrimi

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur firma Kaleshi @ shpk, me seli në Përmet, qytetin e luleve, nisi rrugëtimin e saj. Në ato vite të trishta, kur njerëzit kishin nevojë për bukë e ujë, kur uria për ushqim, ujë dhe liri ishte jetike, të merreshe me lulet ishte një aventurë. Dhe aventura nisi. Me shpresë si shtysë për të kapur një ëndërr që vinte nga Qyteti i Luleve, nga parvazi i ballkonit të çdo amvise shqiptare, ku nuk mungonin ato poçe balte me ngjyrë të kuqerremtë, të mbjella me lule që i jepnin jetë jetës së shqiptarëve, i jepnin dritë dhe gëzim trishtimit të përditshmërisë.

Kaleshi @ shpk fillimisht ishte si një farë e ndrojtur e hedhur në një tokë të tharë. Me durim, punë dhe dashuri, ajo çeli sythet e para, u rrit dhe u shumua, duke u “mbjellë” pak nga pak pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Sot është firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importin me shumicë e pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë që e bëjnë jetën më të gjelbër dhe më pranë natyrës.

Puna jonë fillon këtu, por nuk përfundon këtu, sepse u ofrojmë klientëve shërbim të vazhdueshëm dhe të përhershëm për çdo porosi. Në një marrëdhënie besimi reciprok, shërbimi dhe miqësie. Sepse motoja jonë është: “Pranverë në çdo stinë!” Edhe në vitin e vështirë ‘97, kur armët dolën në rrugë dhe marrëzia u bë mbret i përditshmërisë, Kaleshi @ shpk vazhdoi aktivitetin e saj me lule. Shumë nga buqetat që qytetarët, në kërkim të paqes, hidhnin mbi mjetet e blinduara, vinin nga ne.

Nga lindja deri në vdekje, nga maternitete ku dëgjohet e qara e parë e foshnjave, deri në varreza ku të ndjerët përcillen në amshim; në dasma e gëzime, në këngë dhe në vaj, Kaleshi @ shpk është bërë bashkudhëtar i qytetarëve — me lule që gëzojnë dhe lule që ngushëllojnë. Dy dekada më pas, firma Kaleshi @ shpk është shndërruar në furnizuesin e parë dhe kryesor në vend për tregtarët me shumicë dhe pakicë, duke qenë e pranishme pothuajse në çdo shtëpi shqiptare.

Çfarë ofron

Kaleshi shpk, firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importin me shumicë e pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë për ambjente të gjelbëruara dhe plot jetë.

 

Tek ne do të gjeni:

Lule & bimë dekorative

- Lule dhe bimë dekorative për ambjente të brendshme, të jashtme, ballkone dhe parvaze.

Aksesorë të ndryshëm

- Vazo të ndryshme lulesh për lokale, shtëpi dhe shitje për dekorimin e parvazeve dhe ballkoneve.

Mirëmbajtje zonash të gjelbërta

- Projektim, mirëmbajtje dhe realizim gjelbërimi për lulishte, parqe dhe rrugë.

Shërbime

Arredim urban, Kompani Gjelberimi
Arredim urban, Kompani Gjelberimi
Dyqan lulesh, pemesh
Dyqan lulesh, pemesh
Dyqan lulesh
Dyqan lulesh
Fara per tapet bari
Fara per tapet bari
Lule dekorative per ballkon
Lule dekorative per ballkon
Lule dhe bime per ambjente te brendshme
Lule dhe bime per ambjente te brendshme
Lule natyrale dekorative
Lule natyrale dekorative
Lule per parvaze
Lule per parvaze
Lule sezonale
Lule sezonale
Mbjellje bari
Mbjellje bari
Mirembajtje e siperfaqeve te gjelberuara
Mirembajtje e siperfaqeve te gjelberuara
Mirembajtje lulishtesh
Mirembajtje lulishtesh
Peme dekorative per rruge
Peme dekorative per rruge
Peme dekorative ulliri
Peme dekorative ulliri
Peme ne shitje
Peme ne shitje
Projektim dhe realizim gjelberim
Projektim dhe realizim gjelberim
Rregullim, mirembajtje parqesh dhe lulishtesh
Rregullim, mirembajtje parqesh dhe lulishtesh
Sherbime gjelberimi
Sherbime gjelberimi
Shtrim tapete bari
Shtrim tapete bari
Tapet bari per shtepi
Tapet bari per shtepi
Tapete bari natyrale
Tapete bari natyrale
Tapete bari per lulishte, oborre
Tapete bari per lulishte, oborre
Vazo lulesh per lokale
Vazo lulesh per lokale
Vazo lulesh per shtepi
Vazo lulesh per shtepi
Vazo lulesh ne shitje
Vazo lulesh ne shitje
Lule dhe bime te brendshme
Lule dhe bime te brendshme
Mbjellje pemesh dhe lulesh ne parqe dhe lulishte
Mbjellje pemesh dhe lulesh ne parqe dhe lulishte
Mirembajtje Siperfaqesh Urbane
Mirembajtje Siperfaqesh Urbane
Peme dekorative shume vjecare
Peme dekorative shume vjecare
Projektim dhe zbatim i lulishteve
Projektim dhe zbatim i lulishteve
Bredha ne shitje me shumice
Bredha ne shitje me shumice
Kultivim i luleve natyrale
Kultivim i luleve natyrale
Lule dekorative per verande
Lule dekorative per verande
Tregtimin dhe importin me shumice pakice te luleve
Tregtimin dhe importin me shumice pakice te luleve
Vazo te ndryshme lulesh per lokale
Vazo te ndryshme lulesh per lokale

Historiku

Nga TiranaDurrës, nga ElbasaniFier, Berat, Sarandë e deri në Përmet, gjurmët e Kaleshi @ shpk gjenden në çdo qytet. Projekti i lulishtes Mini Amsterdam pranë Bankës së Shqipërisë, rrapet përgjatë Lanës, Kumbullat e Kuqe në rrugën e Kavajës, ligustrat e Bulevardit “Zogu i Parë” dhe dhjetëra hapësira të tjera publike e private mbajnë firmën tonë. Shpesh, këto vepra janë realizuar edhe si dhuratë për qytetin e Tiranës.

 

Durrës, Manjolat dhe Kumbullat e Kuqe që zbukurojnë akset kryesore, si dhe hotelet e restorantet e shumta, mbajnë markën Kaleshi @ shpk. Edhe në Elbasan, prania jonë ndihet në qendrën e qytetit dhe në komplekset më të njohura. Në Fier, i gjithë gjelbërimi i unazës është një projekt i yni. Në Berat, gjelbërimi i hyrjes së qytetit është vepër e realizuar me pasion, ndërsa në Sarandë kemi sjellë jetë të re përgjatë aksit nga Hotel Butrinti deri në qytetin antik. Përmeti, vendlindja jonë, mbetet dashuria më e madhe, ku Manjolat dhe Kumbullat e Kuqe janë shenjë e identitetit tonë.

Kontributi i Kaleshi @ shpk shtrihet në dhjetëra komuna dhe përgjatë akseve kombëtare e rurale. Me punën tonë janë gjelbëruar institucione të rëndësishme qëndrore e lokale: Institucioni i Presidentit të Republikës, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, si edhe shumë të tjera. Gjurmët tona i gjeni edhe në TV Klan, Ora News, Vizion Plus, në Drejtorinë e Tatimeve e Taksave, Qendrën e Kartave të Identitetit, Qendrën e Azilantëve, Qendrën e Viktimave të Trafikut etj.

 

Me qindra biznese private ndër vite kanë besuar tek ne: kompani si Salillari, Neranxi, Besi dhe shumë të tjerë. Po kështu, qindra vila, hotele, lokale dhe ambiente banimi kudo në Shqipëri janë gjelbëruar nga duart tona, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme besimi.

Ngjyrat dhe aromat e Kaleshi @ shpk kanë qenë pjesë e eventeve të bukurisë, shfaqjeve teatrore, koncerteve, si edhe hapësirave universitare si UET, Universiteti Kristal, kampusi i tij, Universiteti Polis, Fakulteti Ekonomik dhe një numër shkollash e kopshtesh.

 

Edhe pas më shumë se dy dekadash, ky është vetëm fillimi. Kaleshi @ shpk vijon të punojë me të njëjtin pasion dhe të njëjtën moto: “Pranverë në çdo stinë!” Kompania është gjithashtu sponsorizuese e ekipit të futbollit të Përmetit që nga viti 2000 dhe themeluese e televizionit lokal TV Përmeti.

Punë të kryera

Gjelberim per parqe publike
Gjelberim per parqe publike
Kopesht me lule te ndryshme
Kopesht me lule te ndryshme
Kopesht per shtepi private
Kopesht per shtepi private
Kopesht me peme
Kopesht me peme
Kopshte me bime dhe peme te gjelberta
Kopshte me bime dhe peme te gjelberta
Kopshte te realizuara me gjelberim
Kopshte te realizuara me gjelberim
Lulishte te projektura per gjelberim
Lulishte te projektura per gjelberim
Lumi Lana ne Tirane
Lumi Lana ne Tirane
Park ne Tirane
Park ne Tirane
Park per qytete te gjelberuar
Park per qytete te gjelberuar
Peme per parqe shlodhese
Peme per parqe shlodhese
Peme anesore per rruge
Peme anesore per rruge
Qendra qyteti te gjelberuara
Qendra qyteti te gjelberuara
Qendra te gjelberuara me peme dhe bime natyrale
Qendra te gjelberuara me peme dhe bime natyrale
Real Skampis Elbasan
Real Skampis Elbasan
Realizim parku ne qytete
Realizim parku ne qytete
Zona te gjelberuara me bime
Zona te gjelberuara me bime
Lulishte te realizuara
Lulishte te realizuara
Lule per zbukurime ambjenti
Lule per zbukurime ambjenti

Partnere

neranxiora newssalillariTV KlanuetUniversiteti Polis