Shfaq kontaktet
Albaelettrica
Shfaq kontaktet
Adresa:Autostrada Tirane-Durres, km 8, Tirane, Albania
Adresa:Rruga Nacionale Tirane – Elbasan, pranë TEG
kompanise
Përshkrimi
Albaelettrica, e themeluar në vitin 1993, është një shoqëri e specializuar në tregëtimin e sistemeve elektrike, për aplikime rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Aktiviteti i kompanisë përqendrohet në ofrimin e zgjidhjeve të plota inxhinierike, duke mbuluar të gjithë ciklin e projektit, që nga analiza teknike dhe projektimi sipas standardeve, te furnizimi me materiale dhe pajisje të certifikuara, e deri te implementimi, testimi dhe asistenca teknike pas instalimit.
Kompania operon përmes një rrjeti showroom-esh dhe filialesh në Tiranë dhe Vlorë, si dhe përmes filialit në Prishtinë, duke garantuar mbulim rajonal dhe mbështetje teknike të vazhdueshme për klientët dhe partnerët.

Çfarë ofron
Aktiviteti I kompanisë shtrihet në shërbime si:
Materiale Elektrike
Albaelettrica ofron një gamë të plotë materialesh elektrike për aplikime civile, komerciale dhe industrial. Të gjitha produktet përzgjidhen në përputhje me standardet europiane, duke garantuar siguri dhe qëndrueshmëri. Sigurimi i produkteve mbështetet në partneritete afatgjatë me prodhues të njohur ndërkombëtar.
Zgjidhje Ndriçimi
Në fushën e ndriçimit, Albaelettrica ofron zgjidhje të integruara për ndriçim funksional, arkitekturor dhe industrial, të bazuara në teknologji me eficiencë të lartë energjetike. Shërbimi shoqërohet me mbështetje profesionale nga arkitektët dhe inxhinierët e kompanisë, të cilët ofrojnë konsulencë teknike dhe asistencë gjatë fazës së konceptimit dhe projektimit.
Sisteme Automatizimi
Albaelettrica siguron sisteme automatizimi si: smart home, smart bulding, DMS, Scada, etj, të cilat mundësojnë menaxhimin inteligjent të ndriçimit, klimës, sigurisë dhe pajisjeve elektrike. Sistemet e automatizimit janë të projektuara për të rritur komfortin, eficiencën energjetike dhe kontrollin operacional, duke lejuar integrimin e sistemeve përmes platformave të centralizuara ose kontrollit në distancë.
Vegla Pune
Kategoria e veglave të punës përfshin vegla profesionale për përdorim intensiv, të projektuara për punë të rënda. Çdo mjet ofron fuqi , qëndrueshmëri dhe performancë të lartë në punë intensive.
Sisteme Kondicionimi
Albaelettrica është e specializuar në fushën e ajrimit të kondicionuar. Kompania jonë ofron për tregun një gamë të gjerë produktesh për përdorim rezidencial, komercial dhe industrial të cilësisë më të lartë të kondicionimit si dhe një gamë të plotë të shërbimeve për këto pajisje.
Sisteme Rrjeti
Albaelettrica ofron zgjidhje për projektimin dhe implementimin e rrjeteve të strukturuara të komunikimit. Shërbimet janë të orientuara drejt krijimit të një infrastrukture të qëndrueshme dhe të sigurt e cila mbështet sisteme teknologjike. Të gjitha zgjidhjet realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.

APP
Aplikacioni Albaelettrica është një mjet digjital i dedikuar për të sjellë më afër klientët dhe profesionistët me botën e zgjidhjeve për shërbimet që ofron kompania. I konceptuar për të qenë intuitiv dhe funksional, aplikacioni ofron një ndërfaqe moderne që garanton navigim të thjeshtë dhe akses të menjëhershëm në informacion apo njoftimet më të rëndësishme të kompanisë.
Përmes aplikacionit, përdoruesit mund të zbulojnë në kohë reale produktet më të reja, të informohen mbi ofertat më të mira të momentit dhe të qëndrojnë gjithmonë të përditësuar me risitë që karakterizojnë industrinë. Aplikacioni është menduar si një mbështetje konkrete për zgjedhje më të shpejta, më të sakta dhe më efikase, si për profesionistët e fushës ashtu edhe për klientët individualë.
Nëpërmjet këtij kanali digjital, Albaelettrica forcon komunikimin me klientët e saj dhe ofron një përvojë përdorimi moderne, dinamike dhe të orientuar drejt nevojave bashkëkohore.
Shkarko aplikacionin Albaelettrica dhe qëndro gjithmonë një hap përpara, me informacion të saktë, oferta ekskluzive dhe zgjidhje profesionale – direkt në smartphone-in tënd.
New store
Showroom-i i ri “Temple” nga Albaelettrica

Albaelettrica prezanton Temple, showroom-in e saj më të ri dhe më të sofistikuar të ndriçimit—një hapësirë inovative ku drita, dizajni dhe arkitektura ndërthuren për të krijuar një përvojë frymëzuese dhe gjithëpërfshirëse.
I rikrijuar mbi të njëjtën filozofi si showroom-i i mëparshëm i Albaelettrica-s, Temple vijon angazhimin e kompanisë për të ofruar një portofol ekskluziv të brandeve prestigjioze të ndriçimit, kryesisht italianë. Njëkohësisht, hapësira e re sjell një qasje më bashkëkohore dhe eksperimentuese, duke e shndërruar showroom-in në një destinacion referimi për arkitektë, dizajnerë interieri, konsulentë ndriçimi dhe klientë që kërkojnë zgjidhje ndriçimi elegante, moderne dhe të personalizuara.
I konceptuar si një “tempull drite” i vërtetë, showroom-i është i organizuar në ambiente të kuruara me kujdes, ku secili demonstron rolin që ndriçimi luan në estetikë dhe funksionalitet.
Showroom-i përfshin një gamë të gjerë dhe të përzgjedhur të ndriçuesve për ambiente rezidenciale, komerciale dhe të jashtme. Nga ndriçues dekorativë me karakter të fortë, deri te sisteme ndriçimi arkitektonike dhe funksionale, Temple pasqyron ekuilibrin mes inovacionit, elegancës dhe fuksionalitetit.
Përtej produkteve cilësore, ekipi I arkitektëve dhe inxhinierëve të showroom-it Temple ofron konsulencë profesionale, ekspertizë teknike dhe mbështetje të personalizuar, duke shoqëruar klientët dhe profesionistët në çdo fazë të projektit të tyre.
Temple Showroom ndodhet pranë TEG dhe mirëpret profesionistë të fushës, si dhe të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë ndriçimin në një dimension të ri, ku frymëzimi, dizajni dhe teknologjia bashkohen për të ndriçuar hapësirat në mënyrë unike.
Shërbime

Materiale Elektrike ABB

Celsa dhe priza ABB

Kabllo dhe Percjellsa per Tensionin e ulet dhe te mesem

Automate dhe Ndares TM, TU

Sisteme kanalinash

Ndricim i brendshem

Ndricuesa te jashtem mural

Ndricuesa tavanore dhe te varur

Ndricuesa Dekorativ & Modern

Ndricim arkitektural dhe teknik

Ndricim LED industrial

Sisteme alarmi, Panele dedektimit te zjarrit

Sisteme kundra vjedhjes

Citofoni BPT

Sisteme automatizimi dhe BMS

Panele automatizimi dhe shperndarje

Panele RACK

Aksesore Milwaukee

Vegla pune Milwaukee

Vegla me bateri Milwaukee

Vegla me korrent Milwaukee

Konsumuese Milwaukee per vegla

Vegla ndihmese Milwaukee

Sisteme fiksimi Friulsider

Sisteme kondicionimi Mitsubishi, Vortice, Hokkaido
Projekte

Enk City Center

Zara Teg

Vesa Center

Trebeshina

Spitali Hygea

Qendra Globe

Hotel Sheraton

Hidrocentrali i Ashtes

Harry Fultz

Autoriteti Portual Durres

OST

Rolling Hills

Agjensia e Zhvillimit te Turizmit

Raiffeisen Bank Kosove

Millenium Business Center

Instalime Elektrike dhe komisionim, Hidrocentral Rrapuni

Instalime elektrike, Hidrocentrali Lengarica

Instalime elektrike, Hidrocentrali Ternova

Kompozimi i panelit qendror per QSUT

Panele elektrike te madhesive e fuqive te ndryshme

Sistem automatizimi ne Domina Hotel
Partnere

Filiale
Head Office & Central Warehouse
Autostrada Tiranë - Durrës, km. 8 Tiranë, Albania
Tel.: +355 4 2406633
info@albaelettrica.al, www.albaelettrica.al
Albaelettrica NCS
Rruga Nacionale Tiranë Elbasan, pranë TEG
Tel.: +355 4 2406633
info@albaelettrica.al, www.albaelettrica.al
Albaelettrica Tirana Shop
Rr. “Myslym Shyri”, Kulla III, Tiranë, Albania
Tel.: +355 4 2232721
Albaelettrica Vlora sh.p.k.
Lagja “28 nëntori”, pall. “Deneko”, Vlorë, Albania
Tel.: +355 33 402307 / cel.: +355 69 44 14744
Temple Showroom Vlora
Bulevardi “Ismail Qemali” Vlorë-Skelë
Vlorë, Albania
Cel: +355 69 756 6979 / +355 69 296 6069
Albaelettrica Kosova sh.p.k.
Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, km 3
Shkabaj – Kompleksi Reforma, Prishtinë, Kosovë
Tel.: +381 38 753056, infokosova@albaelettrica.al





