Secondary Adv

Vijojne punimet ne aksin Dukaj-Sinaj: Ja kur parashikohet te perfundoje

Kryeministri Rama nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës, dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka inspektuar punimet në rrugën Dukaj-Sinaj.

 

Kryeministri sqaroi, se deri më tani, kjo rrugë ka përfunduar në masën 75% ndërsa në muajin shtator, e gjithë vepra do të jetë e përfunduar. Me përfundimin e këtij investimi, Tepelena, sipas kryeministrit do të jetë një atraksion i përshkueshëm nga turistët vendas e të huaj. E shtimi i tyre sipas tij do të shoqërohet dhe me një rritje ekonomike për bizneset e zonës. “Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët janë të ngushta, duhet të jenë më të gjera. Rrugët turistike kanë parametrat e tyre në të gjithë Evropën dhe kudo.

 

Ajo që ka rëndësi të gjithë këto akse janë duke u mbyllur dhe e kthejnë Tepelenën nga një qafë fallco në një pikë turistike për turistët, qoftë dhe nga ata që vijnë nga Gjirokastra, qoftë ata që vijnë nga Tirana apo nga Saranda. Bëhet e gjitha një paketë turistike. Pa llogaritur dhe ekonominë e turizmit dhe agroturzimit dhe prodhimit blegtoral. Nga një zonë prodhuese e ushqimeve të shijshme, po kthehet në një pikë turistike për turizmin poshtë, që nga Vlora, Himara dhe më gjerë”, tha Rama./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat