Secondary Adv

Avokati i njohur Egli Haxhiraj zbulon detaje mbi Investimin e Concord ne Marinen e jahteve ne Vlore

Avokati i njohur Egli Haxhiraj zbulon detaje mbi Investimin e kompanise Concord ne Marinen e Jahteve ne Vlore: “Marina e re super luksoze do të tërheqë turizmin elitar të huaj në vendin tonë”.

 

Dott. Egli Haxhiraj i cili sot drejton një nga studiot ligjore më të njohura në Tiranë dhe është avokati i sipërmarrësve të huaj dhe kompanive Shqiptare VIP, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, nënshkrimin e marrëveshjes së investimit nga ana e klientëve të tij, kompanisë “Concord Investment” në Marinën e Yachteve në Vlorë.

"Concord Investment" është pjesë e families Dulaku, një prej grupeve më të rëndësishme të investimeve imobiliare dhe në fushën e turizmit në Shqipëri. Të njohur për realizimin e projekteve të mëdha si Galeria "ETC" në Tiranë, Resorti "San Pietro" në Gjirin e Lalzit, pjesëmarrës në Resortin e ri "MELIA", "San Nicolas" a Palasa, di duke vazhduar me Yachts & Marina Resort a Limjon, Arameras në Ksamil.

Haxhiraj njoftoi se së shpejti do të fillojë puna  për ndërtimin e Orikum Yachts & Marina Resort, I cili do të ketë mbi 400 vende për Jahtet, një Resort Marina Luksi me pesë yje dhe një Kazino. Avokati I cili është me origjinë nga Vlora shprehet se është tepër i lumtur jo vetëm për projektin e sukseshem të klientëve të tij, por edhe për qytetin e Vlorës, ku ky investim i rëndësishëm do të sjellë vende pune dhe do të tërheq më shumë turizmin elitar.

 

#eglihaxhiraj #concordinvestments #marinayachting #vlora


Më të lexuarat