Secondary Adv

Cmimet e banesave ne Ballkan: Kroacia me e shtrenjta, ja si renditet Shqiperia

Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, Kosova është vendi i tretë me cmimet më të larta të banesave në Ballkan, pas Kroacisë dhe Serbisë.

 

Një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Një vit më parë, një metër katror kushtonte 1070 euro mesatarisht. Pra çmimet e banesave të reja në një vit janë rritur me 22%.

 

Shtrenjtimi ka ndodhur pas rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të këtij viti. Kroacia ka një mesatare prej 2270 euro për metër katror dhe Serbia me 1980 euro për metër katror.

 

Më lirë në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej 4%. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro.

 

Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht. Pasojnë Maqedonia e Veriut me 1240 euro dhe Mali i Zi me 1270 euro.

 

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Bashkimin Europian janë 10.5 % më të larta në tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Eurostatit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat