Secondary Adv

Kompleks sportiv prane aeroportit dhe stadium i ri, financim nga Arabia Saudite

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka treguar detaje të reja në lidhje me kompleksin që KOKSH ka ideuar në periferi të Tiranës dhe konkretisht pranë aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas.

 

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka treguar detaje të reja në lidhje me kompleksin që KOKSH ka ideuar në periferi të Tiranës dhe konkretisht pranë aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas.

 

Për "Zona 30" në RTSH, Ylli ka treguar se kanë një marrëveshje me Arabinë Saudite për financim dhe se toka do jetë shtetërore, duke u dakordësuar edhe me qeverinë shqiptare.

 

Veç stadiumit me mbi 41 mijë vende, në këtë kompleks sportiv do jenë të përfshirë 90 përqind e sporteve olimpike, duke e bërë sipas tij një nga më të bukurit në botë.

 

Ky është një projekt që do jetë nga më të bukurit në botë, që do përfshijë pothuajse mbi 90 përqind të sporteve olimpike brenda. Do ndërtohet në periferi të Tiranës, në jug-perëndim të Tiranës.

 

Do ketë një stadium futbolli me 41.508 vende, një stol më shumë se stadiumi i Juventusit. Ka tre fusha të tjera ndihmëse për futbollin, me nga 4 mijë vende. Do ketë pistë tjetër atletike, veç asaj të stadiumit që do jetë me standarte olimpike. Do ketë fusha golfi dhe një Pallat Sporti me 6 mijë vende.

 

Stadiumi i ri i Kombëtares? Sigurisht, ky nuk bëhet për KOKSH-in, futbolli është nën ombrellën e Komitetit Olimpik. Kemi menduar edhe për futbollin meqë është sporti më popullor. Ju e patë që 22 mijë vende nuk gjeje biletë.

 

Tirana ka nevojë edhe për finalen e Champions League dhe të kemi ndeshje të Kombëtares në nivel tjetër, që ka ardhur në një performancë që jemi lider në grup. Është një punë e FSHF-së, e stafit e trajnerëve, e gjithë lojtarëve që kanë bërë një performancë të rrallë.

 

Afatet? Ne jemi në detajet e fundit të ideimit të projektit. Kam qenë në Arabinë Saudite dhe kam takuar princin Abdul Azis që është Ministri i Sporteve dhe kreu i Komitetit Olimpik. Kemi firmosur një marrëveshje një muaj më parë.

 

Na kërkuan planin e detajuar të biznesit për ta dërguar në "Fondin e Arabisë Saudite", që është biliarda dollarësh. Vendndodhja e ndërtimit do jetë afër aeroportit dhe do jetë me zyra, biznese, restorante, qendër për fëmijët.

 

Kemi gjetur një tokë shtetërore, që nuk na bën të rëndojmë buxhetin e shtetit. Do ketë disa kompensime të vogla. Së shpejti do zhvillohet projekti, pasi kemi rënë dakord edhe me qeverinë dhe kryeministrin.

 

Po detajojmë edhe një pistë të mbyllur, pasi Izmir Smajlalj dhe Luiza Gega në dimër nuk kanë ku bëjnë stërvitje", tha mes të tjerash Fidel Ylli./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat