Secondary Adv

70 kredi me 0 për qind interes për mjekët dhe infermierët, hapen aplikimet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për 70 kredi të lehtësuara me 0 për qind interes, të dedikuara për mjekët dhe infermierët që synojnë të blejnë banesë.

Aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të vijojnë deri më 25 shtator 2026, ndërsa procesi do të kryhet përmes platformës e-Albania.


Sipas kritereve të përcaktuara, aplikantët duhet të jenë të punësuar në administratën publike sipas ligjit “Për strehimin social” dhe të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, përveç rasteve kur banesa është nën normat e strehimit.


Gjithashtu, ata nuk duhet të zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet përmes kredisë së lehtësuar dhe nuk duhet të jenë përfitues të programeve të tjera të strehimit social.


Thirrja synon të mbështesë profesionistët e shëndetësisë, duke u lehtësuar mundësinë për të siguruar një banesë me financim me 0 për qind interes.


Burimi: Euronews


Më të lexuarat