Secondary Adv

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, ajo ka bërë të ditur se do të vijojë projektet e saj akademike.


Burime për gazetaren e Report TV, Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se Sala ka njoftuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, duke deklaruar se “do të vijojë projektet e saj akademike”.


Evis Sala mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur Kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë “Rama 4”, duke zëvendësuar në këtë post Albana Koçiun.


Në momentin e marrjes së detyrës, Sala përcaktoi si një nga objektivat kryesore zgjidhjen e çështjes së rimbursimit të barnave onkologjike. Ndër prioritetet e tjera të saj ishin reformimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe përmirësimi i shërbimit parësor, me synimin që qytetarët të mund të marrin shërbime pa qenë e nevojshme të paraqiten në spital.


Sala ka një karrierë 29-vjeçare në fushën e mjekësisë, gjatë së cilës ka shërbyer në vende të ndryshme të botës.


Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat