Secondary Adv

Rritja e pagës minimale dhe maksimale çon pagën mesatare në vend në 92 mijë lekë

Paga mesatare rritet në tremujorin e dytë, pas rritjes së pagës minimale në 50 mijë lekë dhe asaj maksimale me 10 mijë lekë.

Paga mesatare në vend ka shënuar një rritje të mëtejshme të tremujorin e dytë të vitit, e nxitur nga rritja e pagës minimale që arriti në 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që ishte më parë. automatikisht me të njëjtën vlerë, 10 mijë lekë, u rrit dhe paga maksima.


Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 92.150 lekë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto është rritur me 9,8 %.


Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë:


Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare 187.267 lekë;


Informacioni dhe Komunikacioni, me pagë mesatare 143.528 lekë.


Rritja më e lartë e pagës mesatare është shënuar në aktivitetin “Ndërtim”, prej 22,1 %, ndërsa rritja më e ulët është shënuar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”, prej 6,4 %.


Pagat sipas grup profesioneve ISCO-08


Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë:


Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me pagë mesatare 141.168 lekë;


Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me pagë mesatare 119.152 lekë.


Rritja më e madhe e pagës mesatare është shënuar në profesionet “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to” prej 16,0 %, të ndjekura nga “Punëtorët (Profesione elementare)”prej 15,1 %.


Gjatë tremujorit të dytë 2026 vihet re se shpërndarja e të punësuarve vijon të mbetet e përqendruar në skajet e intervaleve të pagave.


Punonjësit me pagë minimale përbëjnë 25,8 % të të punësuarve me pagë, ndërsa kategoria e pagave të larta (Mbi 120.000 lekë) pëson rritje të mëtejshme duke arritur në 17,1 %.


Krahasuar me tremujorin e parë, u rrit numri i të punësuarve me paga të mesme dhe të larta, ku grupi prej 60.001 deri në 120.000 lekë zuri përqindjen më të madhe.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat