Largohet nga Ministria e Brendshme Besfort Lamallari, në krye vjen Ervin Demo
Këtë të premte një lajm i rëndësishëm vjen nga Këshilli i Ministrave, ku mësohet se Besfort Lamallari është larguar nga Ministria e Brendshme.
Burime brenda Qeverisë bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar Ervin Demo.
Largimi i Lamallarit vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave prej afroi 1 ore po zhvillon mbledhjen e radhës me dyer të mbyllura, ndërsa pritet të ketë dhe një sqarim mbi këtë ndryshim të kabinetit qeveritar.
Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.