Secondary Adv

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania do të dërgohet edhe në Viber dhe WhatsApp

Duke nisur nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.

Sipas AKSHI-t, dy kanalet e reja do të përdoren për proceset që kërkojnë autentikim në portal ose nënshkrim elektronik.


Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik. Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t'i udhëzojnë përdoruesit të klikojnë në lidhje apo të kryejnë veprime të tjera.


AKSHI u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë, klikimin në lidhje apo ndërveprime të tjera. Përdoruesit gjithashtu këshillohen të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.


Kodi është personal dhe duhet të përdoret vetëm për procesin për të cilin është gjeneruar, pa iu komunikuar askujt tjetër.



Burimi: Monitor


Më të lexuarat