Secondary Adv

Nafta ulet me 2 lekë, çmimi në karburante zbret në 211 lekë për litër

Çmimi i naftës ulet me 2 lekë për litër krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur në 211 lekë për litër në shitjen me pakicë.

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja në mbledhjen e datës 10 tetor 2026, ndërsa vendimi hyn në fuqi sot, në orën 12:30.


Sipas vendimit, nafta e standardit SSH EN 590 do të tregtohet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 211 lekë për litër, ndërsa në shitjen me shumicë kufiri maksimal është përcaktuar në 199 lekë për litër.


Për benzinën, Bordi ka vendosur çmimin maksimal prej 195 lekësh për litër në shitjen me pakicë dhe 183 lekësh për litër në shitjen me shumicë.


Çmimet e miratuara do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në funksion të ndryshimeve të çmimeve në treg.


Operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë janë të detyruar të zbatojnë kufijtë e përcaktuar. Në njoftim paralajmërohet se shkelja e vendimit do të sjellë pezullimin e aktivitetit.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se angazhimi i tyre synon mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.

Burimi:Ekofin.al


Më të lexuarat