Secondary Adv

Shtrëngim duarsh në tapetin e kuq: Trump, Putin dhe Xi Jinping takohen në samitin e APEC në Kinë

Trump dhe Putin shkëmbyen një shtrëngim duarsh në samitin e APEC-ut në Kinë, ku mund të zhvillojnë edhe një takim të shkurtër.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh përpara darkës së mirëseardhjes në samitin e APEC-ut në Shenzhen të Kinës, në prani të presidentit kinez Xi Jinping. Dy liderët mund të zhvillojnë një tjetër takim të shkurtër gjatë samitit.


Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh përpara darkës së mirëseardhjes së samitit të APEC-ut, që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës.


Takimi mes dy liderëve u zhvillua në praninë e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili ndoqi nga afër momentin e përshëndetjes mes tyre.

Më pas, tre presidentët pozuan për një fotografi të përbashkët, së bashku me udhëheqësit e tjerë pjesëmarrës në samit.


Ndërkohë, Trump dhe Putin mund të takohen sërish në margjinat e samitit, megjithëse nuk pritet të zhvillojnë një takim të plotë dypalësh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se, në rast të një takimi të shkurtër, dy liderët mund të shkëmbejnë pikëpamje mbi konfliktet në Ukrainë dhe Iran.


Peskov bëri gjithashtu të ditur se Putin kishte diskutuar më herët luftën në Ukrainë gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Burimi: Ballkanweb.com


Më të lexuarat