Secondary Adv

Transformim i sheshit te Beratit dhe parking nentokesor: FSHZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin 396 milion e 954 mijë lekë për ndërtimin e godinës së parkimit dhe hapësirave mbështetëse në Berat. 

 

Afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntor 2020. Sheshi i marrë në studim ndodhet në qender të qytetit të Beratit, në zonën më kryesore të tij. Sheshi është i rrethuar nga objekte kulti, Xhamia dhe Kisha e qytetit gjithashtu dhe objekte shtetërore, Bashkia e Qytetit. Ky shesh ka një rëndësi të veçantë për qytetin e Beratit pasi në të bëhen të gjitha aktivitetet kulturore, festive etj. Sheshi ka një aksueshmeri të mirë nga të gjitha drejtimet pasi vetë pozicioni i tij e mundëson këtë aksesueshmëri në të. Qëllim i përgjithshëm i këtij projekti do të jetë rehabilitimi i sheshit ”Teodor Muzaka” si dhe zgjidhja e parkimit të automjeteve automobilistike për qytetin, përmirësimi i peisazhit të qytetit dhe zgjidhja e trafikut.

Ndërhyrja në sheshin ”Teodor Muzaka” do të krijojë një atmosferë tjetër për qytetin, do të nxisë bashkëveprimin midis komunitetit si dhe do të jetë një atraksion tjetër për turistët e ndryshëm vendas e të huaj. Gjatë studimit të gjendjes ekzistuese, u evidentuan problematikat kryesore që kanë nevojë të trajtohen në këtë projekt: 

1-Sheshi në veri kufizohet nga rruga “Santa Luçia” dhe sheshi “Iliaz Vrioni”, në jug me “Shëtitoren Osumi”, në perëndim nga ku mbyllet rruga historike” Antipatrea”.

2-Sheshi ka pësuar degradime të ndryshme përgjatë viteve, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve të mëparshme, ku evidentohen prishja e shtresave te tij.

3-Sheshi gjatë ditës nuk është i frekuentuar, për shkak të nxehtësisë që ai emeton në mjedis, mungesës së gjelbërimit dhe mobilimit urban.

4-Vihet re një mungesë e theksuar e vendeve të parkimit përreth sheshit duke vështirësuar qarkullim/ndalimin e automjeteve.

Koncepti i sheshit është menduar si një ‘pjacë’ e integruar me gjelbërimin, ku në të njëjtën kohë të jetë një shesh ku të kryen aktivitete të ndryshme por edhe të ketë freskinë e gjelbërimit. Sheshi është menduar me dy funksione kryesore atë të një ‘pjace’ dhe parku si dhe parking nëntokësor që do jetë në shërbim të qytetit duke bërë një lehtësim për parkimin e automjeteve në qytet. Gjelbërimi është menduar të jetë në perimetër të sheshit dhe në pjesën jugore të tij ku shtrihet edhe lumi Osum, por me këte koncept bëjmë të mundur edhe integrimin e bulevardit të qytetit me shesh një shkrirje armonike dhe natyrale ndërmjet tyre. 

 

Koncepti dhe organizimi i zonave brenda sheshit është bërë duke marrë parasysh flukset e qytetarëve duke krijuar aksesueshmëri në shesh por edhe fushëpamje si dhe gjelbërim. Hyrjet për në parkimin nëntokësor janë menduar në të dy anët e sheshit ku janë edhe flukset më të mëdha të automjeteve nga pjesa e qytetit rruga Antipatrea si dhe në anën jugore nga rruga Santa Lucia që është edhe rrugë nacionale. Pjesa e sipërme e parkut është konceptuar si një ndërthurje e arkitekturës të qytetit të Beratit edhe asaj moderne.

Veç parkut të fëmijëve dhe Info Point-i është menduar që t’i shtohet edhe një objekt tjeter sheshit që do të jetë në dispozicion të qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që vijnë në qytet, Libraria është një objekt ku nga forma do jetë si objekti i parë por me arkitekturë me bashkëkohore dhe harmonike me sheshin e qytetin. Parkingu nëntokësor do ketë një kapacitet prej 198 vendesh parkimi, do të ketë dy hyrje për automjetet, hyrja jeshile që ka aksesueshmëri nga rruga ‘Santa Luçia’ si dhe hyrja e kuqe që aksesohet nga rruga nacionale ‘Antipatrea’./Burimi: SCAN 


Më të lexuarat