Secondary Adv

AIEx Open Day , dt 2 Shtator 2019, AIEx Wiener Werkstatt, Tirane

Share on Google+

Çertifikime gjermane/ndërkombëtare për profesionistë!
Austrian Institute of Excellence organizon takimin “AIEx Open Day” në datë 2 Shtator 2019, në “AIEx Wiener Werkstatt”, Tiranë.

Në këtë takim do të prezantohen programet ndërkombëtare të kualifikimit që AIEx do të zhvillojë përgjatë sezonit 2019-2020 në Tiranë:
•    EUREM - EURopean EnergyManager
•    IWS - International Welding Supervisor
•    IWE - International Welding Engineer.

 

Nëse synoni që të kualifikoni stafin tuaj sipas standarteve ndërkombëtare ejani të njiheni me programet ndërkombëtare EUREM, IWS & IWE.  Pse AIEx? Sepse AIEx është Trup i Aprovuar Trajnimi (ATB) nga Instituti Ndërkombëtar i Saldimit (IIW) dhe në përfundim të trajnimit pajis pjesëmarrësit me diplomë sipas standardit EN ISO 14731 të njohur ndërkombëtarisht.

 

Në aspektin energjitik dhe ligjor, çdo kompani duhet të ketë dy ekspertë: një Menaxher Energjie si staf të brendshëm dhe një Auditues Energjie si ekspert të jashtëm. Programi EUREM kualifikon stafin tuaj si Menaxher Energjie, qofshin këta menaxherë prodhimi, përfaqësues energjie, inxhinier projekti, operator teknik, menaxher objekti, menaxher mirëmbajtjeje. AIEx ju mirëpret në “Open Day”, ku mund të eksploroni mundësitë për kualifikimin e stafit tuaj sipas standardeve ndërkombëtare.

Linkedin: https://www.linkedin.com/pulse/part-global-labor-market-aiex-austrian-institute-of-excellence/
Facebook: https://www.facebook.com/events/467086877174955/


Më të lexuarat