Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Tiranes- Klik Ekspo Group, 1-4 Dhjetor 2021

Share on Google+

Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group rikthehet me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, por me një slogan që përcjell temën e ditës: “One Balkan, Stronger Balkan”. 

 

Në këtë edicion të 27 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, marrin pjesë për herë të parë dhe njëkohësisht të 6 shtetet e Ballkanit Perendimor:

 

Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia e Veriut, përmes sipërmarresve, bizneseve por edhe institucioneve zyrtare, organizatave te biznesit, dhomave të ekonomisë, tregetisë dhe industrisë si edhe organizatave jo-qeveritare.

 

Prezantohet për herë të parë Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) që është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë të këtyre 6 shteteve që thamë me sipër: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

 

Do të ketë mjaft të reja ky event: perveç tiparit të fortë ballkanik, ka prani dhe nga vende të tjera si Turqia, Italia, Rajone të shumta italiane si Rajoni i Marche, Komuna të Italisë si Casalvecchio di Puglia e vetmja komune arbëreshë në Puglia.


Më të lexuarat