
Ruani siperfaqet dhe dizajnoni hapesirat e jeteses me Gealan-Acrycolor
Një teknologji e testuar për më shumë se 40 vjet.
Çfarë është GEALAN-acrylcolor®?
Në një proces bashkë-ekstruktimi, materiali me bazë PVC dhe qelqi akrilik me ngjyrë (PMMA) bashkohen së bashku – duke krijuar kështu një sipërfaqe akrilike me cilësi të lartë, me vetitë e tij të pakrahasueshme, për profilet e dritareve dhe dyerve. Kjo përmirëson dhe mbron sistemet plastike të dritareve në mënyrë afatgjatë.
E testuar për dekada të tëra
GEALAN ka investuar në GEALAN-acrylcolor për më shumë se 40: më shumë se 80 milionë metra profil janë shitur që nga viti 2000, 49 milionë prej tyre në Gjermani, gjë që konfirmon nivelin e lartë të pëerdorimit dhe pëlqyeshmërisë të acrylcolor nga prodhuesit e dritareve, tregtarëve të specializuar, arkitektëve dhe pronarët e ndërtesave.
Me një teknologji të sostifikuar: në departamentin e brendshëm të prodhimit të veglave, ne kemi përmirësuar cilësinë në ekzekutimin e profileve GEALAN-acrylcolor për dekada duke prodhuar produkte dhe mjete përkatëse. Hulumtimi & zhvillimi në fushën e përbërjes së materialeve gjithashtu bëhet brenda kompanisë.
Ekspertiza jonë shumë vjeçare siguron që profilet që përdorin GEALAN-acrylcolor® të përmbushin kërkesat më të larta teknike dhe funksionale.
-Nuk ka spellim
Hapja apo copëtimi i shtresës së ngjyrosur nuk ndodh kurrë për shkak të lidhjes perfekte dhe sipërfaqes së fortë.
-Mirmbajtja e ngjyrës
Qelqi akrilik është një material jashtëzakonisht i qëndrueshëm ne ngjyrë dhe rezistentë ndaj dritës. Stopet dhe ndriçuesit e makinave janë provë e qartë e vetive të këtij materiali.
-Përkushtim i pakët në mirmbajtje
Falë sipërfaqes kompakte, dritaret GEALAN-acrylcolor® pastrohen lehtë. Veshja mbrojtëse tejet elegante i bën ata të pandjeshëm ndaj papastërtive.
-Riparimet estetike janë të mundura
Nëse profili pëson një gërvishtje të dukshme ajo mund të hiqet lehtësisht duke përdorur një sfungjer Scotch Bright.
-Rezistent ndaj gërvishtjeve
Sipërfaqja e fortë akrilike është rezistente ndaj gërvishtjeve. Prandaj dritaret GEALAN-acrylcolor® numërohen ndër më rezistentet e elementeve të ndërtimit. Me përmasa rreth 0.5 mm, shtresa akrilike është më e trashë se çdo shtresë llaku. Nëse ndonjëherë shfaqen gërvishtje në sipërfaqe do të thotë që ka mbetur mjaftueshëm material për ta larguar gërvishtjen.
-Ekstremisht rezistentë ndaj motit
Ju jeni në anën e sigurt me profiletGEALAN-acrylcolor®. Nder vite, xhami akrilik është testuar për rezistencën e tij ndaj motit të ashpër ne dritat e makinave. I njëjti material përdoret edhe për sipërfaqen e profileve GEALAN-acrylcolor®. Prandaj, dritaret me profilet GEALAN-acrylcolor® janë të fuqishme, edhe në kushte ekstreme të klimës.
Gama e ngjyrave jonë e ngjyrave acrylcolor është zhvilluar vazhdimisht, duke u zgjeruar dhe sjellë shumellojshmëri për të përmbushur tendencat e tregut. Ngjyrat standarde përfshijnë nëntë nuanca. Shënim: Meqenëse paletat e ngjyrave të akrilkolorit ndryshojnë në sistemet individuale të profilit, do të gjeni tabelat përkatëse të ngjyrave në faqet individuale të sistemeve të profilit.
Kliko mbi logon e kompanise Gealan Albania
Më të lexuarat








