Secondary Adv

Gealan Albania: Dritarja jote eshte me shume se nje dritare

Share on Google+

Gealan Albania

Dritaret dhe dyert të lidhura në mënyrë inteligjente: Me pajisjet inteligjente TEXINO, ju mund të krijoni një shtëpi të shëndetshme dhe të sigurt me vetëm disa klikime. Informacioni dhe lehtësia në përdorim e këtyre pajisjeve është krijuar nga dy liderë të tregut botëror.

Çfarë është TEXINO?

 

TEXINO SMART HOME - sjell bashkimin e dy furnizuesve më të mirë lidera të tregut: Q-3, lider në treg për ndërtimin e sistemeve inteligjente në tregun europian, VEKA lider në tregun botëror në ndërtimin e profileve të dritareve me PVC, me degën e saj GEALAN përbëjnë një bashkpunim perfekt. Si përfundim zgjidhja është dritare dhe dyer inteligjente, që e bëjnë jetesën tuaj më të lehtë: nga temperaturat ideale në dhomën tuaj tek hapja në mënyrë automatike e dyerve. Dizajn bashkohor, cilësi e lartë – dhe të gjitha me një çmim të favorshëm. Zgjidhja perfekte për të nisur sistemimin me pajisje inteligjente në shtëpinë tuaj, me një çmim të volitshëm.

 

Avantazhet:

E thjeshtë, e sigurt, e përshtatshme

Mos kini frikë nga sistemet teknologjike të shtrenjta dhe komplekse, TEXINO ofron zgjidhje të thjeshta, të sigurta dhe të zgjuara në shtëpi që janë 100% të përshtatshme me njëra-tjetrën. Ato gjithashtu mund të integrohen në sistemet e profilit GEALAN që ju keni zgjedhur.

 

Përhapja dhe shtrirja është synimi ynë në çdo kohë

TEXINO ofron komponentë të përzgjedhur që mund të kombinohen me shumë produkte të tjera Smart Home. Avantazhi: Përdoruesit kanë mundësi të pakufizuara në shtimin e sistemeve të tyre inteligjente në shtëpi, madje edhe në një kohë të mëvonshme. Në të njëjtën kohë, ata përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza prej vitesh e liderëve të tregut botëror.

Lehtësia në instalim

TEXINO janë dizenjuar në mënyrë të tillë që proçeset e instalimit dhe montimit të jenë kaq të lehta, sa mund të krahasohen me vështirësinë e një loje fëmijësh. Përdoruesit gjithashtu janë shumë të sigurtë, ku mbrojta e tyre është e çertifikuar. Kontrollimi është tepër i thjeshtë: Dritaret inteligjente hapen me klikimin e një butoni, grilat hapen dhe mbyllen me anë të komandës zanore – gjithashtu mbyllja dhe hapja e tyre mund të bëhet nga kudo, mjafton që të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj.

 

Mirë se vini në TEXINO, në familjen tonë të madhe të dyerve, dritareve dhe grilave inteligjente.

 

Kliko mbi logon e kompanise Gealan Albania

Gealan Albania


Më të lexuarat