Secondary Adv

Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023

Share on Google+

Në datat 5 - 6 tetor, Iceberg Exhibitions do të organizojë Panairin “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër 2023”.

 

Duke synuar të nxjerrë në pah çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca e energjisë në të gjithë ciklin e energjisë në të gjithë sektorët, teknologjitë, efiçenca e ndërtimit dhe ndikimi në mjedis, ekonomia dhe sfidat dhe mundësitë që sjell, etj.

 

Ky panair do të mundësojë ndërveprim ndërmjet prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative nga industria e energjisë dhe e ndërtimit. E ardhmja, siguria dhe qëndrueshmëria e këtyre sektorëve është kyçe për ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit.

 

Ky panair do të mundësojë ndërveprim ndërmjet prodhuesve dhe furnizuesve të teknologjive, produkteve dhe shërbimeve më inovative nga industria e energjisë dhe e ndërtimit.

 

PROFILI I EKSPOZUESVE:

SEKTORI I ENERGJISË:

Prodhuesit e energjisë, diellore, erës, bioenergjisë, hidroenergjisë, gjeotermale, gazit, teknologjive inovative të kursimit të energjisë, Prodhimi dhe instalimi i paneleve diellore, Prodhimi dhe instalimi i shtyllave eoliane,

 

Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë hidrocentrale, prodhimi dhe shpërndarja e hidrokarbureve, Menaxhimi i energjisë, sisteme automatike, monitorim, Infrastrukturë energjetike (transformatorë, gjeneratorë, rrjete, nënstacione, etj.),

 

Teknologji të tjera (LED, pajisje të transmetimit të energjisë, pajisje elektrike, menaxhim të temperaturës, etj.), Ndërtesë inteligjente, Start-up, Software, Siguri dhe Certifikimin e Sigurisë, Pajisjet Elektrike.

 

NDËRTIMI:

Kompani ndërtimi, Ndërtime inteligjente, materiale ndërtimi, vegla pune, transport dhe automjete pune, Inxhinieri, Arkitekturë, përpunimi i metaleve dhe aluminit, Lëndët e para, Sistemet hidraulike dhe elementet mbështetëse, Sistemet e ngrohjes-ftohjes dhe ventilimit, Sistemet e sigurisë, Organet e certifikimit të sigurisë. 


Më të lexuarat