Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve
Një firmë amerikane, Turbulence Solution, po zhvillon një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe aeroplanët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime.
Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë: kur aeroplani ndeshet me një zonë veçanërisht të stuhishme me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin.
Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e flap-eve, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve.
Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit.
Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për aeroplanët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë.
Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë: objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.