Secondary Adv

Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT

Share on Google+

Elon Musk ka përfshirë inteligjencën artificiale në median e tij sociale “X”. 

 

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Musk, ka prezantuar një chatbot, të quajtur Grok, që do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

Musk thase Grok, ndryshe nga mjetet e tjera të inteligjencës artificiale “e do sarkazmën” pasi do u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave kriminale, mirëpo sipas musk “Grok” do t’i përgjigjet pyetjeve “pikante” që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Musk tha se një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e lëshimit të disa rivalëve.


Më të lexuarat