Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesëmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilerinë.
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:
Të jetë kompani e regjistruar ligjore ose me përfaqësues ligjor në Shqipëri Kompania e huaj do ti nënshtrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë
Profili i pjesëmarrësve: Mobileri për shtëpinë:
Mobileri për paradhomën Mobileri për sallonin Mobileri për kuzhinën Mobileri për dhoma gjumi Mobileri për dhoma fëmijësh Mobilieri për banjot
Mobileri për zyra
Mobileri zyre Pajisje zyre
Mobileri për hapësira publike Mobileri për hotele Mobileri për bar – kafe Mobileri për restorante Mobileri për kopshtet
Dekor për kopshtet Mobileri për kopshtet
Makineritë dhe mjetet
Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë. Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmëri Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial. Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë ndërkombëtare Realizimi i kontratave.