Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Kontrollues 3D dhe 2D per makinerit e e kantierit
ZGJIDHJE QE LIDHEN ME KANTIERIN
QENDRA E BIZNESIT – HCE
Mjetet e fuqishme ju ndihmojnë të krijoni shpejt dhe me lehtësi modele të sakta, të integruara 3D për kantieret dhe autostradat.
Të merrni vendime më të mira, të ulni gabimet e kushtueshme dhe të rritni efikasitetin në zyrë dhe në vendin e punës
KOMUNITETI I LIDHUR
Lidhni këdo në punë - nga pronari tek operatori - në mënyrë që projekti juaj të jetë në kohë dhe në buxhet.
BURIMET E KORRIGJIMIT TE GNSS
Operacionet tuaja GNSS janë po aq të mira sa burimi juaj i korrigjimit. Është i rëndësishëm, prandaj zgjidhni atë që ju duhet. Kantieret më të mëdhenj mund të kenë nevojë për një stacion bazë GNSS, kantieret më të vegjël mund të zgjedhin një burim virtual korrigjimi.
KONTROLLI I NIVELIMIT PËR EKSKAVATORËT
Efikasitet maksimal për ekskavatorin tuaj. Gjithkush flet për këtë, por vetëm Trimble e siguron.
KONTROLLI I NIVELIMIT PËR GËRRYESIT
Heq papastërtitë më shpejt dhe më saktë, pa rreziqe, ulen kostot dhe përmirësohet siguria.
KOMPLETI I GJERAVE TE QENËSISHME TE SISTEMEVE TE POZICIONIMIT TE KANTIERIT
Cilësi dhe saktësi e provuar e Trimble me një çmim miqësor për buxhetin për kontrolluesit e nivelimit, inxhinierët e kantierit ose kontraktuesit e rinj të teknologjisë GPS.
MARRËSI MODULAR SPS855 GNSS
Kurseni kohë, para dhe dhimbje koke me SPS855, zgjidhja e Trimble e stacionit bazë, e besueshme, e lehtë për tu përdorur. Me monitorimin ne largësi dhe alarmet, një radio e brendshme dhe aftësi përdorimi pa njeri, SPS855 i plotëson të gjitha nevojat tuaja.
SISTEMI I MONITORIMIT TE GOMAVE TIREPULSE
Gomat e shëndetshme sjellin fitime të shëndetshme. TirePulse ju ndihmon për të menaxhuar në mënyrë proaktive asetet tuaja të gomave dhe te planifikoni mirëmbajtje parandaluese me kosto efektive për të zgjatur jetën e gomave, për të promovuar efikasitetin e karburantit dhe për të shmangur rreziqet e sigurisë.
TABLETI I KANTIERIT TRIMBLE
Lidheni zyrën tuaj në terren me Tabletin e Kantierit Trimble, një kompjuter i fortë dhe plotësisht i lidhur i terrenit për matje të ndërtimit dhe pozicionimit të kantierit. Tru dhe muskuj. Çfarë mund të ishte më mirë.
KONTROLLUESI TRIMBLE TSC3
Kali juaj i fortë i punës për matje në kantier, mbikëqyrje, dhe operacionet e kontrollit te nivelimit, TSC3 i jep mbikëqyrësit, përgjegjësit, kontrolluesve te nivelimit dhe inxhinierëve kontroll total të operacioneve të kantierit.
KONTROLLI I KOMPAKTËSISË PER NGJESHESIT E DHEUT
Sistemet e Kontrollit të Ngjeshjes Trimble ju ndihmojnë që të shpalosni një model më të efektshëm në mënyrë që të mund të arrini kalimet qe synoni dhe dendësinë më shpejt. Ngjeshje inteligjente vërtet.
DPS900 SISTEMI I SHPIMIT DHE GRUMBULLIMIT
Rrit sigurinë, saktësinë dhe efikasitetin e operacioneve tuaj të shpimit dhe grumbullimit. Gjithë ditën. Gjithë natën. Dhe pothuajse në çdo lloj kushti.
KONTROLLI I NIVELIMIT PËR BULDOZERËT
Kontroll më i mirë i thikës. Shpejtësi më e madhe operuese. Vetëm GCS900 me GradeMax u lejon të niveloni sipërfaqe të cilësisë më të lartë me shpejtësi më të madhe, me çdo lloj materiali.
KONTROLLI I NIVELIMIT PËR NIVELUESIT ME MOTOR
Nivelim i përfunduar me më pak kalime. Vendos materialet më shpejt dhe me saktësi milimetrike. Me GCS900 në niveluesin tuaj ju do t’i mbani shpenzimet në minimum dhe do të realizoni fitime më të mira.
PROGRAMI SOFTWARE I KONTROLLUESIT TE KANTIERIT SCS900
Mbikëqyrje, kontrolli i nivelimit dhe matja siç ndërtohet nuk kanë qenë kurrë më të lehta ose më të shpejta. I thjeshtë për tu përdorur dhe për tu mësuar, SCS900 funksionon siç funksiononi ju, duke dhënë rritjen e produktivitetit dhe duke zvogëluar shpenzimet e topografimit.
PORTA E LIDHUR E KANTIERIT SNM940
SNM940 është si një linjë e dedikuar që dërgon dhe merr informacion jetësor nga terreni – përditësimet e projektimit, korrigjimet GNSS, parje të dhënash, informacion prodhimi, dhe madje mbështetje teknike.
ANTENA SMART SPS985 GNSS
Më e fortë se e forta SPS985 Antena Smart GNSS është marrësi më i vogël dhe më i fortë GNSS që kemi ndërtuar ndonjëherë. Dhe është edhe më i dobishmi - si sistem GNSS pa njeri ose si stacion bazë Wi-Fi, SPS985 në funksion i bën të gjitha.
CELULARI I KANTIERIT TRIMBLE
Kombinimi i aparatit fotografik, një kontrolluesi dhe një telefoni smart në një pajisje të lehtë në peshë, Celulari i Kantierit, me të gjitha në një, është e vetmja pajisje që ju duhet në kantierin e ndërtimit.
PORTA E LIDHUR E KANTIERIT TRIMBLE SNM451
Menaxheri i Flotës, ji i sigurt. SNM451 i fortë do t'ju japë të gjithë informacionin për vendin, kohën e punës dhe përdorimin që ju duhet për te alokuar dhe monitoruar nga larg produktivitetin e pasurive tuaja të lehta, kamionëve të kantierit dhe automjeteve të transportit me një nivel çmimi të përballueshëm.
VISIONLINK
Pa marrë parasysh se cilat janë nevojat tuaja operative, VisionLink mund tu ndihmojë të zvogëloni shpenzimet dhe të rritni efikasitetin.