Secondary Adv

Sistem Diamant

Ixhem Parafabrikat

 



Përshkrimi

Sistem Diamant

Sistemi DIAMANT është përgjigjja  për  kërkesat më të fundit të klientëve të sofistikuar industrialë, që janë gjithnjë në kërkim të funksionalitetit dhe cilësisë në mjedisin e punës, ndriçimit natyral dhe izolimit akustik.  DIAMANT  është mbi të gjitha zgjidhje për kërkesat  ndaj mbrojtjes nga zjarri dhe për përmirësimit të aspektit estetik; të gjitha këto të kombinuara me vlera të larta qëndrueshmërie dhe kosto të ulta mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Kjo teknologji është rezultat i 40 viteve kërkimi, bashkëpunimi dhe përvoje të projektuesve  teknikë të njohur, të cilët kanë arritur të sjellin së bashku, në këtë element mbulimi, avantazhet specifike të mbulesave me pjerrësi dyanëshe me ato të mbulesave të sheshta.

Në sistemin DIAMANT, në fakt përdorimi i pjerrësisë dyanëshe lejon si përdorimin e mbulesave tradicionale me fletë të valëzuara prej fibroçimentoje sintetike, ashtu dhe  atë të fletëve të meatlit ose të fletëve të aluminit. Këto mund të aplikohen në një finiturë sipërfaqësore me panele izoluese me mbulesë të papërshkrueshme nga uji që prodhohen direkt në fabrikë; në anën tjetër, balli i poshtëm  i arkitraut karakterizohet nga një sipërfaqe estetike arkitektonike me lakim konstant, elemente tipik i mbulimeve të sheshta , duke shmangur kështu bezdisjen që vjen shpesh nga kumbimi i zërit në sipërfaqe të tilla, e cila këtu shuhet nga forma konkave e anës së poshtme të arkituraut dhe vazhdimësisë së saj.

 

Elementi DIAMANT mund të vihet në vend  duke e afruar ose ndërfutur në pllaka të veçanta c.a (çimento e kompresuar) ose është e mundur të vendosen elementë të përshtatshëm  monolitikë c.a në kapanon , në dritaren e ndërtuar paraprakisht me kornizë alumini që hapet dhe me xham izolues; kurbatura e murit të fshehtë të kapanonit është studiuar me kujdes për të siguruar një reflektim dhe shpërndarje homogjjene të ndriçimit  në ambientin poshtë të punës, duke eleminuar qoftë pjesët me hije , qoftë pjesët me shkëlqim të tepërt. Fleksibiliteti në dimensione për strukturën në c.a.p  të realizuar si një monobllok me bazë të gjerë dhe me qendrueshmëri të lartë, lejon mbulimin e sipërfaqeve të dritës që varion nga 12 deri në 24,50 metra sipas moduleve të objektit.

Sistemi diamant ndriçon… dhe katalizon dritën dhe e shpërndan brenda.