Secondary Adv

Kondicioner tavanor PCA-KA, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner tavanor PCA-KA
Njësia e re e brendshme, e cila në modelin e saj më të ri vjen me një dizenjo moderne,
mundësitë e instalimit dhe komfortit në ambjentet ku është montuar.

Njësi e brendshme moderne
Të gjitha modelet e njësive të brendshme janë të dizenjuara mjeshtërisht në mënyrë që
t’i përshtaten cdo lloj dekori të brendshëm.

Eficencë të lartë në energji deri në klasin A++
Motori DC i ventilatorit, i instaluar në njësinë e brendshme, rrit eficencën në kursimin e energjisë
duke arritur shkallën A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje. Ky tipar është shumë i rëndësishëm
sidomos në reduktimin vjetor të kostos së elektricitetit.
Pompë kondensati opsionale për të gjitha modelet me kapacitet të plotë
Lartësia e pompës së kondensatit nga 400 mm është rritur në 600 mm. Ky ndryshim i ri
jep më tepër mundësi dhe fleksibilitet në instalimin e njësisë së brendshme.

Mundësi e futjes së ajrit të freskët
Njësitë janë të pajisura me një vrimë në trupin e tyre, që mundëson hyrjen e ajrit të
freskët nga ambjenti i brendshëm.

Shpejtësi ajri automatike
Përveç ventilatorit me 4 shpejtësi, njësitë tashmë janë të pajisura me një funksion
automatik të përshatjes së shpejtësisë së ajrit. Ky funksion, automatikisht përshtat
shpejtësinë e ajrit në mënyrë që të krijojë një ambient sa më komfort.
Në fillim të operacionit të punimit në ngrohje/ftohje, përzgjidhet opsioni i vendosjes së
shpejtësisë më të lartë të ventilatorit, në mënyrë që ngrohja/ftohja të kryhet sa më
shpejt. Në momentin që temperature në dhomë arrin vlerën e dëshiruar, shpejtësia e
ventilatorit, automatikisht fillon të bjerë për të mundësuar operim më komfort të njësië.