Secondary Adv

Njesi ventilimi Lossnay, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Njesi ventilimi Lossnay

Cilësia e ajrit është një ndër parametrat kryesorë për të arritur një nivel të kënaqshëm komforti. 

Është vërtetuar që cilësia e ulët e ajrit në ambjente si zyra apo shtëpi ka një ndikim shumë të madh në produktivitet dhe shkakton lodhje në ambjentin e punës. E gjithë kjo vjen si pasojë e rritjes së përqëndrimit të CO2 pasi nuk kryhet si duhet qarkullimi i ajrit. Për të jetuar shëndetshëm, çdo individi i nevojitet 400l ajër të pastër në orë. 

Nga ana tjetër mungesa e lagështisë në ajër ofron kushtet ideale për rritjen dhe shtimin e baktereve dhe viruseve. Nga testet e ndryshme që janë kryer, është vërtetuar që jetëgjatësia e këtyre mikro-organizmave shkurtohet ndjeshëm në momentin kur niveli i lagështirës rritet me 50%. Por nga ana tjetër, shtimi i nivelit të lagështirës nxit shtimin e mykut. Për këtë arsye është thelbësore kontrolli i nivelit të lagështirës për të ruajtur kushtet ideale të një ambjenti komfort dhe të shëndetshëm. 

Prandaj Mitsubishi Electric ka sjellë risinë më të re të sistemit të ventilimit Lossnay duke ofruar zgjidhjen ideale për zyra, restorante, spitale etj. Lossnay nuk është thjesht një njësi ventilimi, është shumë më shumë se kaq. Falë sistemit të veçantë të punimit, në ndryshim nga sistemet tradicionalet të ventilimit, Lossnay është shumë efiçent në kursimin e energjisë pasi nuk lejon humbje të energjisë falë teknologjisë së veçantë të rikuperimit të energjisë.