Secondary Adv

Dritare plastike me profile Salamander, Fero Line

Fero Line

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Dyer dhe Dritare Salamander “Streamline”

 

Salamander Streamline, është një profil i përshtatshëm për çdo lloj ndërtimi pasi, me një trashësi prej 76mm, ky lloj profili ofron mundësinë e përdorimit të çdo lloj xhami termik me trashësi nga 24 deri ne 32mm. Profil është i përbërë nga 5-dhoma ajri dhe i pajisur me 2 guarnicione. Izolim termik arrin deri në 0.9 W/m2K dhe izolim akustik deri në 46dB.

 

Karakteristikat

 

5 dhoma ajri, 2 guarnicione

Izolim termik 0.9 W/m2K

Izolim akustik deri në 46dB.

Dyer dhe Dritare Salamander “3D”

 

Salamander 3D, është një profil me trashësi 76mm i cili na lejon përdorimin e çdo lloj dopio xhami me trashësi nga 24 deri ne 32mm. Profili është i përbërë nga 5-dhoma ajri dhe 3 guarnicione, me izolim termik të shkëlqyer deri në 0.8 W/m2K dhe izolim akustit deri në 46dB. Avantazh i këtij profili janë harqet që dallohen shumë qartë në pjesën e sipërme të tij për shkak të pamjes së veçantë dhe dizajnit modern.

 

Karakteristikat

 

5 dhoma ajri, 3 guarnicione

Izolim termik 0.9 W/m2K

Izolim akustik deri në 46dB.

 

Dyer dhe Dritare Sistem bluEvolution

 

Salamander bluEvolution, është linja e produkteve më e re e futur në treg nga kompania gjermane Salamander. Ky profil me trashësi 92mm ose 82mm, jo vetëm që mund të mbajë çdo lloj xhami termik por ofron një pafundësi zgjedhjesh për xhamin që dëshironi pasi mund të kombinohet shumë mirë me xhamat Triplex. I përbërë nga 6-dhoma ajri dhe 3 guarnicione, ky profil arrin një Izolim termik deri në 0.7 W/m2K dhe izolim akustik deri në 56dB.

 

Karakteristikat

 

6 dhoma ajri, 3 vula sigurie

Izolim termik 0.7 W/m2K

Izolim akustik deri në 46dB.

 

Dyer dhe Dritare Sistem Brugmann

 

Brugmann Salamander, një linjë tjetër prodhimi e kompanisë Salamander. Ofron 2 produkte të ndryshme, njëri me trashësi prej 72mm dhe tjetri 82mm. Profili 72mm është i përbërë nga 5 dhoma ajri dhe 2 guarnicione, ndërsa profili 82mm ka 6 dhoma ajri dhe 3 guarnicione. I kombinuar me xhamin e duhur ky profil arrin izolim termik 1.0 W/m2K dhe izolim akustik deri në 46dB.

 

Karakteristikat

 

5 dhoma ajri, 2 guarnicione

6 dhoma ajri, 3 guarnicione

Izolim termik 1.0 W/m2K

Izolim akustik deri në 46dB.

Dergoni kerkese kompanise:





Produkte te ngjashme