Secondary Adv

Seria murale MSZ-DM, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria murale MSZ-DM

Njësia e brendshme dhe e jashtme të pajisura me filtra tepër efiçentë të pastrimit të ajrit kontribojnë në konfortin maksimal në ambjentet tuaja të brendshme. Rehatia dhe konforti i përdoruesit përmirësohet edhe më tepër falë komandimit të njësisë së brendshme me anë të një ndërlidhësi Wi-Fi.

 

Kontroll i përparuar inverter- Operacion efiçent gjatë gjithë kohës

Teknologjia e avancuar Inverter e Mitsubishi Electric është përshtatur në mënyrë të tillë që të mundësojë përshtatje automatike të ngarkesave ngrohëse dhe ftohëse në bazë të nevojave dhe kërkesave. Në këtë mënyrë eleminohet konsumi i tepërt i energjisë elektrike, duke u renditur në klasën A+ të efiçencës energjitike.

 

Sistem kontroll Wi-Fi

Ndërlidhës Wi-Fi

Ndërlidhësi (i cili është) opsional, i jep mundësinë përdoruesit të kontrollojë kondicionerin, si dhe statusin e operacionit nëpërmjet pajisjeve personale si kompjutera, tablet apo telefona.

Njësi kompakte

Si njësia e brendshme, ashtu edhe ajo e jashtme janë mjaft kompakte, duke bërë në këtë mënyrë shumë të thjeshtë instalimin e njësive edhe në ambjentet me hapësirë të kufizuar.