Secondary Adv

Seria Tavanore SLZ-M, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria Tavanore SLZ-M

Njësia kasetë me katër dalje ajri vjen në versionin e vet më të ri, duke qenë më kompakte, më e lehtë dhe në të njëjtën kohë, mundëson maksimumin e komfortit pasi shpërndan rrymën e ajrit në të gjithë ambjentin e dhomës.

Zhurmë të vogël operimi

Niveli i zhurmës është reduktuar 2-4 dB falë ventilatorit turbo 3D për të kryer një kondicionim më të qetë dhe komfort.

 

Performancë e shkëlqyer në kursimin e energjisë

Performanca në kursimin e energjisë është rritur ndjeshëm në njësitë e reja kasetë. Rritja e efiçencës energjitike prej afërsisht 10%, bën që ky model të renditet në klasën A++ të energjisë.

 

Fryn ajrin horizontalisht

Kontrolli i mënyrës së fryrjes së ajrit eleminon tërësisht ndjenjën e diskomfortit për shkak të rrymave të ajrit, pasi njësia fryn ajrin në drejtimin horizontal duke e përhapur atë nëpër gjithë hapsirën e tavanit.

 

3D i-see sensor

Sensori 3D dallon praninë e njërzve në një ambjent dhe rregullon fuqinë e kondicionimit sipas nevojave.  Ky funksion bën të mundur që operacioni i kursimit të energjisë të kryhet automatikisht në varësi të fluksit të njerëzve në një ambjent.