Secondary Adv

Kondicioner PEAD kanalor, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner PEAD kanalor
Njësia e brendshme tavanore e kësaj serie vjen në versionin e saj tepër elegant, duke
plotësuar nevojat specifike për kondicionimin e ambjenteve me tavan të ulët. Për më
tepër, këto njësi janë shumë eficente në reduktimin e konsumimit të energjisë, gjë që
kontribon në reduktimin e mëtejshëm të kostove operacionale.

Njësi të brendshme kompakte
Gjatësia e modeleve nga 35-140 është unifikuar në vlerën 250mm. Krahasuar me modelin e
vjetër PEAD-RP EA, gjatësia është reduktuar me afërsisht 75 mm, duke bërë të mundur
instalimin e njësive edhe në ambjentet me hapsirë të vogël.

Presion statik i jashtëm
Shkëmbimi i presionit të jashtëm është statik dhe tani mund të vendoset nëpërmjet
pesë hapave. Seria PEAD është e aftë për të punuar me një presion të lartë deri në
150 Pa, duke bërë njësitë zgjidhjen optimale për një shkallë të gjerë montimesh.

Eficente në reduktimin e konsumit të energjisë
Motri DC i ventilatorit i instaluar në njësinë e brendshme, i lidhur me një njësi të jashtme
të serisë Power Inverter, mundëson klasin A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje. Ky është një
kontribut i rëndësishëm në reduktimin e kostove vjetore të elektricitetit.