Secondary Adv

Seria Y Mini, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria Y Mini

Pumy e re Y (V) KM- Njësi e vogël por me efiçencë të lartë

Seria Y Mini (PUMY) e njësive të jashtme të Mitsubishi Electric, e cila tashmë është e disponueshme në 7 variante të ndryshme (një dhe tre-fazor 4.5, 5 dhe 6 HP dhe version tre-fazor 8HP), është zgjidhja ideale për shtëpitë me hapsira të mëdha si dhe për zyrat me hapsira mesatare. Këto njësi të jashtme mund të lidhen me 12 njësi të brendshme me shkallë të ndryshme fuqie. Sistemi është konceptuar në mënyrë të tillë që të mundësojë kosto të ulta operacionale dhe është zgjedhja perfekte në aplikimet për shtëpi dhe zyra.

 

Efiçencë të lartë në kursimin e energjisë

Seria Y Mini (PUMY) është projektuar për të ofruar nivele të larta të efiçencës në energji si në sezonin e verës (ERR) ashtu edhe në atë të dimrit (COP).

 

Komfort i sigurtë, edhe në temperaturat -20°C

Seria Y Mini (PUMY) ka aftësinë të sigurojë ngrohje optimal edhe në rastet kur temperaturat në ambjentin e jashtëm arrijnë vlerat në -20°C.

 

Kasë e re me sipërfaqe më të madhe të shkëmbimit të nxehtësisë

Njësitë e reja Y Mini (PUMY) janë projektuar me një bateri me zgjerim direkt e cila ka siperfaqe më madhe të shkëmbimit të nxehtësisë dhe densitet më të lartë. Së bashku me implementimin e qarkut të tejftohjes-një risi teknologjike e aplikuar për herë të parë në njësitë e kësaj serie-mundëson performancë të jashtëzakonshme si në kursimin e eneregjisë, ashtu edhe në procesin e ftohjes. Bateria me zgjerim direkt është dizenjuar të jetë kompakte dhe e hollë. Nga ana tjetër veshja e saj me një shtresë ngjyrë blu, e mbron baterinë kundër korrozionit duke bërë të mundur funksionimin e pajisjes me të njëjtën shkallë të eficencës së shkëmbimit të nxehtësisë në çdo kohë.

 

Fuqia e njëjtë me atë të një sistemi VRF, elegance si njësitë rezidenciale Multi-Split

Në sajë të LEV KIT dhe kutisë së dedikuar të shpërndarjes ( e disponueshme në 3 dhe 5 versione lidhjesh), njësia e jashtme e serisë Y, mund të lidhet me një shkallë të gjerë njësish të brendshme që janë të përshtatshme në çdo lloj aplikimi duke ofruar komfortin dhe elegancën në të njëjtën kohë.

 

Kuti të reja shpërndarje (3 deri në 5 lidhje) fleksibilitet total

 

Kutitë e reja të shpërndarjes janë projektuar në mënyrë të tillë që të ofrojnë fleksibilitet në konfigurimin e sistemit. Falë kutisë së re të shpërndarjes, tani është e mundur të krijohet një sistem i cili është i përbërë i tëri me njësi VRF CITY MULTI, i tëri me sisteme me njësi të brendshme rezidenciale/komerciale, ose sisteme të miksuara që përfshijë të dyja llojet e njësive.

 

Sistem i miksuar- Ngrohje/Ftohje dhe prodhimi uji

Shkalla e serisë Y Mini (PUMY), e disponueshme në versionet 4.5, 5 dhe 6 HP, mund të përdoret edhe me modulet ATW të ECODAN, duke krijuar në këtë mënyrë një sistem miks shumë funksional. Seria Y Mini (PUMY) mund të lidhet me modulet ATW të ECODAN dhe është e aftë të prodhojë ujë të ngrohtë deri në 50°C.

 

Zhurmë të ulët operacionale

Helikat e ventilatorëve janë të projektuar në mënyrë të tillë që të minimizojnë turbulencat duke mundësuar presion statik më të lartë dhe minimum e zhurmës operacionale. Këto ventilator gjenerojnë 10 % më tepër sasi ajri krahasuar me modelet e mëprashme ndërkohë që janë shumë të qetë gjatë opermit.

 

Ventilatorë të rinj

Diametri i ventilatorit është rritur nga 490 mm deri në 550 mm. Ventilatori është më i gjatë, me helika të projektuara për menaxhimin sa më efiçent të rrymës së ajrit duke reduktuar turbulencat dhe duke rritur efiçencën.