Secondary Adv

Seria Tokesore PFFY-P VLRM, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria Tokesore PFFY-P VLRM

Njësi dysheme me performancë të lartë dhe fleksibilitet instalimi duke rritur kështu efiçencën në instalim.

 

Njësi kompakte

Njësitë kompakte ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për kondicionimin e gjithë zonës. Njësitë kompakte prej vetëm 220 mm gjerësi, janë lehtësisht të montueshme në ambjente të ndryshme duke siguruar performancë dhe efiçencë të lartë në kondicionim.

 

Funksion ftohje me delagështim

Funksioni elektronik i delagështimit përdor ftohjen për të delagështuar ajrin. Falë këtij funksioni, delagështimi i ajrit veçanërisht në ambjente me temperatura të larta, bëhet e mundur arritja e komfortit të dëshiruar.

 

Përshtatje automatike e shpejtësisë së ventilimit

Metoda e përshtatjes automatike së shpejtësisë së ventilimit- tipar i veçantë ky i serive VLRMM- bën të mundur ngrohje më të shpejtë dhe më komforte, menjëherë sapo pajisja ndizet. Kontrolli i shpejtësisë së ventilimit kryhet tashmë më lehtë falë përshtatjes automatike të shpejtësisë së ventilatorëve.

 

Përzgjedhje e shpejtësissë së presionit të jashtëm statik

Seritë VLRMM mund të konfigurohen në tre mënyra të ndryshme falë mundësisë së përzgjedhjes së 3 vlerave të ndryshme të presionit statik prej 20, 40 dhe 60 Pa.