
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Seria PFFY-P VKM
Njësi kondicionimi dysheme me performancë të lartë që i përshtaten çdo dizenjo të brendshme bari dhe restoranti, dhome gjumi, zyre etj.
Dizenjo elegante dhe e sofistikuar
Njësia dysheme e Mitsubishi Electric vjen me një dizenjo inovative e cila kombinohet lehtë me linjat linerare duke mundësuar një larmishmëri përzgjedhje dhe funksionesh. Është konceptuar në mënyrë të tillë që të ofrojë komfort gjatë performancës në ftohje në stinën e verës dhe ndjesinë e ngrohjes gjatë stinës së dimrit. Nga ana tjetër, sipërfaqja e bardhë e pastër, bën që njësia e brendshme të kombinohet më së miri me pjesën tjetër të dekorit të ambjentit.
I hollë por me fuqi të madhe
Linja e hollë e njësisë shpreh esencën e kompaktësisë. Përmasa ideale për instalime në bar-restorante, dhoma gjumi dhe dhoma të tjera. Paneli ballor është i çmontueshëm dhe mund të pastrohet lehtësisht duke lehtësuar procesin mirëmbajtjes. Pastrimi i lehtë dhe i vazhdueshëm i njësisë së kondcionimit, përveçse ndikon në estetikën e njësisë dhe bën që ajo të duket më bukur, në të njëjtën kohë bën që pajisja të punojë në mënyrë më efiçente duke kursyer energji.
Ideale për shpërndarjen e ajrit
Ajri shpërndahet në mënyrë efektive përmes fletëve të sipërme dhe të poshtme, duke siguruar temperaturë komforte në të gjithë dhomën. Këndi i fletës së sipërme mund të konfigurohet në 5 pozicione të ndryshme prej pultit të kontrollit, ndërkohë që mund të vendoosen 4 nivele të ndryshme të shpejtësisë së ajrit.