Secondary Adv

Perde ajri GK, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Perde ajri GK

Perdet e ajrit janë zgjidhja ideale për krijimin e barrierës midis ambientit të jashtëm dhe

atij të brendshëm dhe janë perfekte për instalime në ambjente tregtare. Të vendosura në

pozicionin e duhur në pjesën e sipërme të derës hyrëse, perdet e ajrit ndalojnë

papastërtitë e ajrit të depërtojnë në ambjentet e brendshme duke mbajtur mjediset e

brendshme sa më të pastra dhe të shëndetshme.

Perdet e ajrit janë njësi që nuk lejojnë depërtimin e pluhurit, tymit, ajrit të ndotur,

aromave të pakëndshme si dhe insekteve (si mushkonjat apo mizat) në ambjentet e

brendshme. Njësia mbron ambjentet e brendshme ndërkohë që klientët hyjnë dhe dalin

lirisht në këto ambjente.

Ventilator me 3 shpejtësi

Pultet e kontrollit PAR-30MAA, PAAR-21MAA ose PARR-F27MEA ju japin mundësinë e

përzgjedhjes midis 3 llojeve të shpejtësisë së ventilimit.

Shpërndarje uniforme e ajrit

Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric, të testuara në përputhje me standardet ISO 27327,

mundësojnë shpërndarje uniforme të ajrit (deri në shkallën 92%).

Teknologji e ajrit EcoPower

Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric janë të pajisura me një teknologjinë EcoPower, e cila

rrit shpejtësinë e rrjedhjes së rrymës së ajrit në mënyrë uniforme si dhe maksimizon

efiçencën energjitike të njësisë.

Instalim i duhur

Në përzgjedhjen e njësisë së perdes së ajrit, është shumë e rëndësishme të siguroheni

që barrier e ajrit është më e gjerë së dera ku do të instalohet dhe nuk duhet të instalohet

në lartësi më të mëdha se 3.8m. Këto kërkesa dueht të plotësohen në mënyrë që barrier

të funksionojë si duhet.